Ksera refuzon të japë shpjegime: Nuk u pyeta para se të më arrestonit

4 Mars 2016, 08:35Kronika TEMA

Ish-ministri Spiro Ksera refuzon të japë shpjegime për Prokurorinë.

Një oficer hetues i njësisë Task-Forcë Antikorrupsion ka shkuar në paraburgimin ku mbahet ish-ministri, por nuk ka mundur të marrë dëshminë e këtij të fundit.

“Nuk do të jap asnjë shpjegim për ju pa u njohur me dosjen ndaj meje”, mësohet të ketë thënë Spiro Ksera.

I dyshuari e ngriti këtë pretendim edhe në gjykatë, ku tha se nuk ishte pyetur asnjëherë për akuzën.

Ish-ministri Spiro Ksera u arrestua më 29 janar, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Kjo e fundit filloi hetimet për disa fonde të shpenzuara nga ana e Ministrisë së Punës në periudhën korrik 2013.

Me firmën e ish-ministrit Ksera, sipas Prokurorisë, janë shpenzuar 300 milionë lekë për mbajtjen e gjashtë aktiviteteve fiktive raporton Panorama.

1 komente në “Ksera refuzon të japë shpjegime: Nuk u pyeta para se të më arrestonit”

  1. Anna Kamp says:

    Paska dashur ta pyesnin: zoti Ksera, a mund te te arrestojme pak ju lutem? Ha haaaaa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje