Prangoset 59-vjeçari në Elbasan, shtirej si sekser i pedagogëve

5 Mars 2016, 11:54Kronika TEMA

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një shtetas 59 vjeç në Elbasan pasi mashtronte studentët.

Sokratik Nika shtirej si sekser i pedagogëve duke u kërkuar para studentëve për provimet.

Nga hetimet ka rezultuar se Nika i kishte dhënë garanci një të riu 20-vjeçar se njihte pedagogët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin Aleksandër Xhuvani dhe se mund të ndikonte që të merrte provimet.

Autoritetet policore lokale njoftojnë më tej se, materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm të 59-vjeçarit Nika, nën akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje