Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të premteje në kryeqytet. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 21 e 30 në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e njohur si ish-stacioni i fundit i “Tiranës së Re”.
I plagosuri me armë zjarri, Viljon Cakollari është i moshës 37-vjeçare dhe me detyrë shofer te parku i Ministrisë së Brendshme. Ai është transportuar menjëherë për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nga policia, që mbërriti menjëherë në vendngjarje pas marrjes së informacionit.
Dyshohet se ndaj tij është organizuar një atentat, pasi autori/autorët i kishin zënë pritë te hyrja e pallatit ku banon, duke e qëlluar me 3 plumba në bark dhe në kraharor. Nga burime spitalore mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe ka kaluar tashmë te Spitali i Traumës.
Gjithashtu, mësohet se vëllai i 37-vjeçarit të plagosur, shtetasi Laurent Cakollari është i dënuar me 23 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në vitin 1998. Ai është ekstraduar në Shqipëri në vitin 2011 dhe aktualisht ndodhet në burg, raporton TCh.
Ndërkohë, në vendin e këtij krimi ka shkuar edhe një grup hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe mësimin e rrethanave të ngjarjes.
une si kuptoj kete edhe kane probleme edhe shetisin lire rrugve te tiranes edhe kan probleme edhe duan klubhe pune shofer apo ku di une
por kur e shikon qe jeni si vellezer me probleme pse nuk ikni sa me larg shqipris ndorni emrin dhe mos u dukni me ketu .apo mendoni se shqiperi eshte edhe ja hedhim kur e dini shume mire qe ketu ste falin po ishte me probleme para ,drog ,korrupsion, kumar etj ste fal njeri sot po ishe i ngateruar .