Mogherini: Shqipëria në BE, varet nga aftësia për reforma

6 Mars 2016, 20:10Sociale TEMA
Mogherini: Shqipëria në BE, varet nga aftësia për reforma

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, varet nga aftësia e institucioneve për të kaluar reforma të rëndësishme siç është ajo në drejtësi”. Kështu shkruan shefja për politikën e Jashtme, Federica Mogherini në një shkrim të publikuar në faqen e saj në internet rreth vizitës së të enjtes në Tiranë.

Ashtu si edhe në Tiranë, Shefja për Politikën e Jashtme të BE, thekson se suksesi i Shqipërisë është sukses për gjithë Bashkimin Europian, por nga ana tjetër përsërit “se reformat janë jetike në radhë të parë për qytetarët shqiptarë, dhe jo për interesat e Brukselit”.

Këtë mesazh, ajo thotë se ua ka transmetuar krerëve të shtetit e politikës shqiptare me të cilët pati takime.

Gjithashtu Mogherini theksoi sesuksesi i Shqipërisë mund të jetë suksesi i të gjithë Bashkimit Europian, sepse ne gjithmonë duhet të punojnë së bashku për sigurinë dhe terrorizmin, parandalimin e radikalizmit, stabilizimit në Ballkan, menaxhimin e fluksit të refugjatëve që largohen nga lufta në Siri.”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje