Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur që urimin e tij për 8 Marsin, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, t’i përcjellë nga qendra sociale e shërbimit ditor në Kombinat. I shoqëruar nga nënkryetarët Andi Seferi dhe Abaz Hado dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, Veliaj u shërbeu drekën të gjitha nënave dhe gjysheve, në pamundësi ekonomike, të cilat frekuentojnë këtë qendër sociale ditore, duke iu uruar atyre “Gëzuar Festën”.
“Dua t’ju uroj festën e 8 Marsit në këtë qendër sociale ku ne shërbejmë një vakt falas, e sigurohemi që, pavarësisht rrethanave ekonomike apo gjendjes sociale, asnjë zonjë, asnjë grua, asnjë gjyshe e Tiranës, nuk duhet të ngryset pa një vakt. Ndaj, më vjen mirë që kjo qendër sociale është bërë model dhe kjo mensë sociale na shërben edhe për të transformuar gjendjen sociale në pjesë të tjera të Tiranës, dhe për t’u siguruar që në çdo cep të kryeqytetit të krijojmë të njëjtat mundësi”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Ai shtoi se çdo burrë duhet të kuptojë rëndësinë dhe kontributin që jep çdo grua në jetën e përditshme, jo vetëm në angazhimet familjare, por edhe në jetën shoqërore të vendit. “Nëse në punët tona, qofshin këto në bashki, qofshin në qeveri, në njësi apo në këtë qendër sociale, nuk përfshijmë gratë, gjithçka do të jetë si një makinë që ecën me gjysmë shpejtësie ose si një ekip që luan me gjysmën e skuadrës. Ndaj, dua të falënderoj të gjithë ata që nuk e morën ditën pushim me familjet e tyre, por erdhën e shërbyen këtu”, theksoi Veliaj.
Duke iu referuar pikërisht punës që bëhet në këtë qendër sociale, kreu i Bashkisë ka siguruar se modeli i saj do të zbatohet edhe në qendra të tjera, ku bashkia do t’u vijë në ndihmë të pamundurve. “Ne kemi 1007 gra që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe me asistencë nga bashkia. Shumë shpejt ne do të fillojmë edhe me paketën ushqimore për gratë dhe për vajzat në nevojë. Unë besoj se Bashkia e Tiranës ndoshta nuk i kënaq dot të gjithë, por të paktën ata që janë më nevojtarë, që janë në vështirësi më të mëdha ekonomike, që kanë probleme më të rënda sociale, Bashkia e Tiranës do t’u jetë krah”, u shpreh Veliaj, ndërsa ka siguruar të gjitha gratë që u bënë pjesë e kësaj dreke se ai nuk do dorëzohet për asnjë nga punët që Bashkia e Tiranës ka nisur e do të mbajë çdo premtim të dhënë.
Ndërsa, kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi dhe nënkryetarët e Bashkisë, Andi Seferi dhe Abaz Hado kanë shfrytëzuar rastin që të përcjellin edhe ata urimet e tyre me rastin e kësaj dite, duke shprehur mirënjohje për gjithçka gratë bëjnë për të mirën e familjes së tyre dhe të shoqërisë.
Opinione
VETDEMASKIM SHEMBULLOR I SHOQERISE ANTIQYTETARE
– “Hallall gjiri i Nenes more bir… Duke bere qytet do beni edhe shtet !
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Ndoqem bashke me nenen time 80 vjecare “Opinionet” e Blendi Fevziut per parkun e femijeve te Liqeni. Ndoqem edhe dhunen e perseritur te “shoqerise civile” po tek Liqeni.
Jo vetem sot ajo kaloi cdo cak ligjor qe vetem kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ligjzbatuesit nuk e shikon dhe as e degjon.
Dhune… rrenim nga ajo qe e quan veten shoqeri civile !
Shoqeri civile do te thote Shoqeri qytetare.
Shoqeri qytetare jo shoqeri barbare.
Jo shoqeri kusare.
Jo shoqeri kunder se sotmes dhe se ardhmes se Shqiperise e Botes… femijeve.
Sot pame te gjitha pervec qytetarise!
Cfare i lidh lideret e partive politike me shoqerine civile !?
Cfare kerkojne dhe cfare i lidh lideret e partive politike si Jamarber Malltezi dhe Sazan Guri me shoqerine e civile?
Per cfare mbrojtje mjedisi mund te beje jo vetem zedhenesin por edhe komandarin Jamarber Malltezi qe rrenoi dhjetra shtepi ne Breg dhe hodhi ne ere nje investim multimilionesh te Bankes Boterore, ne Bregun e Jugut.
Ne cdo shtet demokratik Jamarber Malltezi duhet te ishte akoma edhe sot ne qeli per milionat e hedhur ne ere nga kusaria dhe korrupsioni i pandeshkuar i tij dhe i qeverise se tij.
Cfare e lidh Prof. Dr. Sazan Gurin lider i nje partie politike e elektorale gjoja ekologjike krejt prone familjare me Shoqerine Civile?
Nese keni dyshim kujtoni deklaratat e tij ne protestat e yshtura nga sherbimet sekrete ruse, serbe, greke… perballe ambasades amerikane lidhur me armet kimike. Sazan Guri shfaqet aty jo vetem si nje antishqiptar por edhe antiamerikan i terbuar.
A thua se ishte rastesi !?
A ishte rastesi qe shashken e pare antishqiptare e antiamerikane per ato protesta e hodhi nje gazete province te humbur ruse se gjoja Shqiperia do te paguhej 1.3 milion dollare per ate ceshtje!? Metode tipike e KGB-se sovjetike e ruse prej dhjetra vjetesh.
A ishte rastesi qe TV shteteror rus, “Rusia Today” e pasqyroi menjehere protesten e pardjeshme tek Liqeni.
A thua ishte rastesi qe “protestuesi” i maskuar qe goditi policin shqiptar ishte nga Presheva, nje krahine shqiptare nene pushtimin serb, ku UDB-a ka dore te lire dhe fuqiplote!?
A thua ishte rastesi cafre perjetuam e pame me sy!?
“Njerez vigjilente” do te kushtronte Bertold Brehti perballe kesaj lukunie me “uniforma te murrme” e “xhupa te zi”, me parulla enveriste e veprime naziste.
Antishteti kunder shtetit e shqiptareve
Pame rrenimin perballe ndertimit.
Pame barbarine perballe qytetarise.
Pame antishtetin kunder shtetit.
Pame dhunen e egersine ne lufte me demokracine.
Pame diktatin kunder demosit, qe i ndeshkoi me mbi nje milione vota me 23 qershor 2013..! Mids tyre ishte edhe Prof. Dr. Sazan Guri, simboli me i keq dhe kryesor i “Shoqerise Civile”, si kryetar i nje partie politike pjese e koalicionit qe korri Vaterlone!?
Se cfare e lidhe Shoqerine Civile me nje parti politike, elektorale kete mund te shpjegoje vetem Prof. Doktor Sazan Guri dhe Jamarber Maltezi e Lulzim Basha qe e kane kthyer PD ne nje OJQ-e aspak qytetare!?
Hajde profesor Kristali e Plepash hajde !
Miliona eurot e projekteve te Gurit dhe “Epoka e Gurit ”
Erion Veliaj e zgerlaqi , e degjeneroi ne menyre shembullore jo vetem simbolin e kesaj lukunie Sazan Gurin ne sy te miliona shqiptareve kudo ne Bote.
Fakte, dokumente, foto… e verteta lakuriq ia nxori ujin e zi te korrupsionit ketij komisari te “shoqerise qytetare”
Mbi 5 milione euro i ka perfitur vetem ky “profesor ekologjie” per projekte ekologjike gjate dhjeteve te fundit.. kur jane prere e rrenuar mijera hektare pyje, kur qytetet e fshatrat i ka pushtuar betoni, kur ajri eshte me i ndotur se kurre ne historine e Shqiperise, kur lumenjte e liqenet u ndoten me keq se asnjehere, Liqeni i Tiranes ishte kthyer ne nje mocal semundjesh e infeksionesh…
Mushkerite e Shqiperise, pyjet, parqet, brezaret,plantacionet frutore jane bere shkrumb e hi. Mushkerite e shqiptareve thithin cdo dite e me shume me pluhur cimentoje e bloze, tym pyjesh e gaz karbonik, helme nafte e kimikatesh helmuese !
Miliona eurot e projekteve te Gurit per gjoja mbrojtjjen e mjedisit nuk sollen asnje dobi ekologjike… Perkundrazi Shqiperia mberriti ne buze te gremines… gati gati ne Epoken e Gurit
E beri helaqe! E beri spec te kuq ! E beri ti rridhnin djerset curk… Ia nxori ujin e zi , sic tha nena ime.
Hyri si Prokuror doli si fajtor por pa pranga ne dore !
E ky delirant pati pafytyresine ti quante ato djerse si “shenje ndershmerie”.
Hajde Profesor Domosdove hajde! Hajde doktor Plepash hajde!
Ndershmeria sjell freski!
Ndershmeria sjell siguri!
Ndershmeria sjell lumturi!
Ndershmeria sjell qetesi
Korrupsioni, hajnia, kusaria sjell uje te zi, djerse korrupsioni ne syte e popullit te tij ne gjyqin publik.
Sazan Guri hyri ne “Opinionet” e Fevziut si prokuror… e doli si fajtor!
Erdhi si profesor… e doli si ngelacak e provokator!
Profesori mbeti ne klasen e tymit te qofteve dhe lejeve te paguara nen dore e me para ne dore. Proefsor Guri demaskoi vetveten ne menyren me te shemtuar .
Gjyqi publik i kryebashkiakut Veliaj i corri masken jo vetem atij por edhe te “Klanit” te Fevziut, e companise se kusareve politike, ekonomike e mediatike.
” Aktivist i vertete eshte ai qe e do qytetin e jo ai qe dhunon… Gjerat zgjidhen me pune e jo me dhune…”kushtronte “cuni i Tirones” Erion Veliaj “Sot u ra edhe maska e fundit, ajo e te qenit shoqeri civile”
Urim nene ne prag te festes se Nenes
– ‘Hallall gjiri i nenes more bir…” iu drejtua ekranit kur po fliste live kryebashkiaku Erion Veliaj ne mbrojtje te lirise dhe drejtesise, ligjit dhe demokracise, ne mbrojtje te punes e kunder dhunes.
” Duke bere qytet beni edhe shtet…
… Sot eshte Dita e madhe e Nenes… Nuk ka pase e nuk ka kurre nene te keqe! Ne kete rast behet fjale per nje nene shembullore! nje nene shembullore sepse te gjitha nenat jane shembullore !
Eshte nene 6 femijeve biologjike. Eshte edukatorja e qindra femijeve te Bajram Currit qe sot i gjen ne mbare Boten !
Edukatore me nje page 400 leke ne muaj per nje nene qe per njezet vjet rriti e edukoi qindra femije te Bajram Currit… Me teper nje filozofe me kater klase fillore … E para qe perdori fjalen “Sociafikja” per ish- diktaturen qysh ne vitin 1973.
“Hallall gjiri i Nenes more bir …!” Eshte nje urim zemre. Zemer nene!