Gjyqtari Dvorani në Zululand: Sistemi gjyqësor në degradim, provoi se nuk mund të ringrihej vetëm me Kushtetutën e ligjin ekzistues

9 Mars 2016, 20:22Sociale TEMA

A është e vështirë që një gjyqtar të flasë në opinionin publik për një rast që e shqetëson atë si qytetar?

Po është e vështirë, pasi një debat publik mund të kthehet në një objekt gjykimi.

Të paktën ky ishte mendimi i anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani për të mbajtur një qëndrim si qytetar në publik. Edhe pse kishte munguar prej vitesh në një studio televizive, Dvorani ai ju përgjigj pozitivisht ftesës së gazetarit Mustafa Nano në studion e Zululand.

Sistemi i Drejtësisë nga qytetarët ka një perceptim negativ. Po negativ, e kanë edhe përfaqësuesit e vendeve të huaja në Shqipëri. A gabojmë kur e ngremë zërin ndaj këtij sisitemi? Jo! Korrupsion ka. Kjo është akoma më e besueshme kur artikulohet nga vetë gjyqtarët.

“Sistemi gjyqësor është gjerësisht i prekur nga korrupsioni sikurse hallkat e tjera të pushteteve. Kjo nuk mund të fshihet dhe të justifikohet. Ndryshe nuk do të ishim në këtë gjendje dhe urgjencë për reformë të thellë të sistemit…”,- tha Dvorani, duke nënvizuar se është gjyqësori, hallka vendimtare e përcaktuese që shteti dhe shoqëria ta luftojnë dhe parandalojnë fenomenin korruptiv. Për të pasur një sistem të pa korruptuar dhe të pandikuar politikisht, Dvorani kërkoi që të miratohet sa më shpejt dhe pa ndryshime Reforma në Drejtësi, për të bërë të mundur filtrimin e gjyqtarëve. Por ai e ka një shqetësim, të mos mbeten sërish “të fortët” në gjyqësor.

“Balzaku për të kritikuar fenomenin korruptiv dhe padrejtësinë e kohës, pak a shumë ka thënë se ligjet janë si rrjeta e merimangës ku mizat e vogla ngecin, ndërsa mizat e mëdha kalojnë përtej”,- citoi Dvorani. Sa u pa, Dvorani nuk kishte as orë, jo më orë të shtrenjtë, kjo ndoshta lidhej me moralin që ai trasmeton tek studentët e vet: “Nëse doni të bëheni të pasur dhe të keni një jetë luksi, mos zgjidhni të bëheni gjyqtarë”. Anëtari i Gjykatës së Lartë e shikon si të nevojshme të bëhen ndryshime në Kushtetutë.

“Kushtetuta e ‘98 reflekton shkallën e pamjaftueshme të pjekurisë shtetformuese dhe politike të kohës dhe lejon ndërhyrjen e ekzagjeruar të politikës në gjyqësor. Koha e ka provuar këtë”, nënvizoi në studion e Zululand gjyqtari Dvorani. Në cilësinë e ekspertit të nivelit të lartë për Reformën në Drejtësi, Dvorani tha: “Nëse do të kisha një politikan në tryezën për të diskutuar për Reformën në Drejtësi, unë do të largohesha nga tavolina”, – tha Dvorani për të dhënë mesazhin se është larg ndikimit të politikës.

7 komente në “Gjyqtari Dvorani në Zululand: Sistemi gjyqësor në degradim, provoi se nuk mund të ringrihej vetëm me Kushtetutën e ligjin ekzistues”

  1. LORA says:

    Ardian Dvorani eshte ,per mua,nje ze i besueshem (fatmiresisht) Brenda gjyqsorit shqiptar,te korruptuar dhe inkriminuar ne shkalle endemike.
    E kam degjuar qysh kur punonte ne INSIG ,e ruaj mendim te njejte per te.Ky burre,qe humbi vellain e e tij ,ish ushtarak,ne 15 mars 2008 ne kataklizmen e Gerdecit duhet te jete edhe me I motivuar ne ushtrimin e detyres se tij.

  2. beni says:

    Me ben shume ershtypje ne radhe te pare mungesa e interesimit dhe komenteve nga lexuesit ndaj kesaj teme. Me shume merren me Xhoi se sa me kete teme kaq te dhimshme.
    E dyta, vleresoj qendrimin e ketij gjyqtari, i cili duket i guximshem, i qarte ne vizionin e tij por edhe prezanton pamundesine per ta arritur ate.

    Politika nuk ka per ta leshuar gjyqesorin ashtu sic nuk ka leshuar dhe ashtu sic ka shkaterruar cdo komunitet profesionistesh.

  3. psy says:

    Le te shpresojme!

  4. drita says:

    Eshte vërtetë shëmbulli i njeriut të pa kooruptueshem, te pa lëkundur nga tendenca e gjithë shqiptareve per t’u bërë të pasur me çdo mjet, pamvarsisht se është mënyrë e paligjshme apo e pa moraleshme, duke vjedhur shqiptaret e shkaterruar çdo strukturë shoqërore e shtetërore. Eshtë I pa kapur nga politika, per ti bërë ndere, se nuk është në 5- shen e propozuar nga ish Presidenti, që ish Parlamenti nuk i votoj në bllok e pastaj i votoj një e nga një pasi bënë betimin se “do ju qendrojme besnik Ju dhe Partise” për nderin që po na bëni. E kam të drejtë të dyshoj, u votuan pasi paguan rënndë pozicionin gjyqtar i gjykatws larte. Prandaj duan dhe sot formule politike: 2 un, nje ti, tre un e tj. Formule e ka katandisur gjyqesorin ne këtë ditë te zezë.

    Pra ka edhe gjyqtarë të pa përlyer, pa pasuri marramendëse, të ndershem, të drejte, por që sot jane strukur nga opinjoni që u kane krijuar gjyqtarët, “të fortet” , “të shkathtet”, “babxhanët” ,”Eshte trim te kryen pune ” që bëjne ndere me pronat e shqiptareve e bien ne ujdi me kriminelet, që fryhen me vila e makina luksi, qe shesin po… dhe me tregime per pushime te shtrenjta e që pare xhepi mbajnë deri ne 20 mij euro. Por ne fakt wshtw e vwrtete se keta gjyqtare sot bejne karrier e levizin ne cilen gjykate duan te shkojnë, zgjidhen në KLD e larg qoftë, do zgjidhen edhe ne strukturat e reja nëse miratohen reformat.
    z. Dvorani ështe vërtet modeli i gjyqtarit europian e si Ai ka plot por që shpesh mbyten nga tipat e permendur me lart e nga shumicat e krijuara ne trype gjykuese.

  5. Berlin says:

    ky gjasme jurist eshte nje gjakdhjer me prejardhje turko -mongole dhe i perket atyre turqve qe ne sot i themi kavajs te cilet per te fshehur rrenjet e tyre nga turq u bene ortodoks. Ky le te flase nje here per gerdecin e pastaj per te tjerat!

  6. Arben says:

    O SHOKU SIGURIMS.

    DREJTESAI BEHET NGA NJEREZIT DHE JO NGA DY COPA LETRE QE TI I QUAN LIGJE.

    HAPJA E DOSJEVE TE SIGURIMIT TE SHTETIT E RREGULLON KETE VEND.

    POR, POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, EDHE BAR HA DHE PARTINE NUK E TRADHETON.

    KESHTU QE POPULLI TRIM DHE HEROIK NUK KA PERSE TE ANKOHET, MIRE ESHTE KESHTU SI KAFSHE.

    CDO POPULL MERITON QEVERRISJEN QE KA.

  7. boro labi says:

    E kam ndjekur ne disa vendime te Gjykates se Larte, si dhe ne diskutime ne konferencat e gjyqesorit, dhe shoreh menduimin se eshte nje gjyqtar profrsionist, me mend, me ndjenje , qe e dashuron profesionin, si dhe ne detyre udhehiqet nga Kushtetuta dhe Ligji, I uroj shendet, dhe pune te mbare, duke dhene kontribut, si ne vendimet e Gjykates se larte, por edhe ne permiresimin e sistemit tone gjyqesor, te semurur kaq shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje