Shumë nga ndërmarrjet e mëdha të ekonomisë shqiptare janë në një situatë të vështirë. 35 prej tyre kanë rreth 600 milione euro kredi të pakthyera, cka ka vënë në vështirësi serioze edhe sistemin bankar.
Një nga hapat që po ndërmerr qeveria për të zgjidhur problemin është projektligji i falimentit i cili sjell mjaft risi në këtë drejtim.