Një reporter i kanalit televiziv Amerikan, KTVU, partner i “FOX,” për pak sa nuk është goditur nga një makinë që kishte dalë jashtë kontrollit. Reporteri Alex Savidge ishte duke raportuar në lidhje me trenin që doli nga shinat në Bay Area, San Francisco kur një veturë, drejtuesi i së cilës dukej se kish humbur kontrollin për pak sa nuk e ka përplasur. Savidge ka arritur të shmanget dhe më pas ai është shfaqur sërish në video pranë makinës së bardhë, duke thënë se gjithçka ishte në rregull dhe se ai vetë nuk qe lënduar.