Një tigër është vënë re teksa shëtiste i lirë mes trafikut në rrugët e qytetit Doha, në Katar. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale ai shihet teksa endet midis makinave, me një zinxhir të këputur në qafë.
Ndërkaq, ministria e brendshme e vendit ka postuar në Tëitter një mesazh ku thotë se autoritetet janë duke ndjekur çështjen në lidhje me videon e përhapur në internet ku duket një tigër, i cili shëtit i lirë në rrugët e qytetit. Vlen të përmendet se mbajtja e kafshëve të egra si kafshë shtëpiake është e ligjshme në Katar, por kohët e fundit ka patur një shtim të ankesave ndaj personave që mbajnë kafshë të tilla. Një vit më parë diçka e ngjashme është vënë re në rrugët e Doha-s, kur një këlysh gepardi u gjet në zonën e Al Sakhama, në veri të qytetit