Menjëherë pas qëndrimit të ri të Partisë Demokratike për reformën në drejtësi, janë alarmuar përfaqësuesit më të rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri.
Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit europian në Tiranë, Romana Vllahutin kanë mbërritur sot në Kryesinë e Kuvendit, ku kanë takuar kreun e Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafën.