Kokëdhima: Nuk e quaj akuzë krahasimin me Enver Hoxhën

9 Mars 2016, 00:00Sociale TEMA
Kokëdhima: Nuk e quaj akuzë krahasimin me Enver Hoxhën

I ftuar në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, deputeti Koço Kokëdhima është pyetur në lidhje me etiketimet që i janë bërë si “Beu i Jugut”, apo së fundmi edhe si Enver Hoxha, për ngjashmëritë e të folurës së tij në fjalime me atë të Diktatorit. Megjithatë, Kokëdhima është përgjigjur duke thënë se ai nuk beson se është akuzë t’i thuash dikujt se foli si Enver Hoxha. Madje, ai i është drejtuar Fevziut me një kundërpyetje nëse ai e quante akuzë diçka të tillë, meqenëse edhe ka shkruajtur një libër për diktatorin Hoxha. Por, nëse nuk mund të quhet akuzë, atëherë a e ka marrë si kompliment deputeti Kokëdhima një krahasim të tillë?

6 komente në “Kokëdhima: Nuk e quaj akuzë krahasimin me Enver Hoxhën”

  1. Tefik says:

    Keta te gjithe si parti i ka kap sindroma e jolezes…
    Kar dhe krenar

    1. Faja says:

      Mos ja fut kot o Te – Fik, mos meso nga Joleza se te ben dam, ate qe ke fik shif se mos e rregullo, pyet nji here “.. arin” ose” kren…arin.Tung

  2. Cen Durimmadhi says:

    Komplet arqeomarksisti Aleks Xinxa

    1. Faja says:

      O Cen Durim te Madh paske patur deri sa e gjete

  3. "Horri i Bulevardit" says:

    Kur aktori i madh Llazi Serbo, kreu vetvrasje nga deshperimi, qe ndjese paste, u habita me disa komentues, qe dukeshin sheshit, qe vinin nga shpellat e akuzonin aktorin si komunist, se ky aktor kishte luajtur rolin e Kreshnik Martinit, ne filmin Operacioni zjarri.
    Keshtu qe nuk cuditem nga po keta shpellare, te etiketojne cdokend qe nuk vjen nga shpellat, si origjine.

  4. tomorica says:

    Pikepamjet politike nuk kane te bejne me karakterin e njeriut.
    Besnikeria eshte virtut!
    Koco nuk eshte kameleon politik, por eshte nga te paktet politikane me karakter e te virtutshem qe kane mbetur ne
    Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje