Sfidë kundërshtarit për shkeljet në statut. Edi Rama propozoi sot referendum në anëtarësinë e partisë për ti dhënë një herë e mirë përgjgije kundërshtarit të tij Blushi, për zgjedhjet në PS.
Në fjalën e tij në asamblenë kombëtare të PS-së, rama i ka dhënë përgjigje opozitës por edhe kundërshtarit të tij në parti, lidhur me reformat e qeverisë. Rama thotë se është ulur borxhi, janë rritur investimet e huaja, është rritur punësimi, është ulur cmimi i energjisë elektrike e të tjera suksese të qeverisë në këto dy vite e gjysëm.