Në 2016, rriten ndjeshëm zhdoganimet e akcizës

9 Mars 2016, 21:01Ekonomia TEMA
Në 2016, rriten ndjeshëm zhdoganimet e akcizës

Pas më shumë se nje viti pakënaqësi, debate dhe akuza, për mosrealizim të planit, administrata doganore ka shënuar një pikë kthese.

Për dy muajt e parë të vitit 2016, rezulton se Doganat kanë realizuar planin në masën 105 % ku konkretisht importi i mallrave te akcizës ka shënuar një rritje të ndjeshme.

Ajo që të bie ne sy, nëse u referohemi shifrave, rezulton se në Janar – Shkurt janë zhdoganuar 171 ton më shumë cigare, se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ndërkohë që edhe karburantet rezultojnë se janë zhdoganuar 24 mijë ton më shumë.

Për këto dy mallra ka patur edhe akuzat më të mëdha për kontrabandë ndër vite, por edhe kohët e fundit, duke patur parasysh që konsumi si për cigare dhe për karburante nuk ka pësuar rënie.

E njëjta situatë konstatohet për produktin e birrës dhe të verës, ku importi i tyre është rritur konkretisht me 10 dhe 74 mijë litra.

Edhe pse në dy muajt e parë të vitit nuk kemi ndonjë rigjallërim ekonomik, efekti i kësaj situate duket se vjen pas presioneve të shumta ndaj administratës doganore.

Ekspertë të fushës kanë ngritur shqetësimin për nivelin e lartë të kontrabandës, nivel ky i cili nuk pati efekt ne rënie edhe pas asistimit të kompanisë angleze Crown Agent.

Në fund të 2015, vetë kryeministri Rama pezulloi të gjithë drejtuesit e doganave, për mos mbledhjen e të ardhurave/ Vizion Plus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje