Kanë qenë të qarta fjalët e Tomislav Nikoliç, president i Serbisë.
Ai ka dhënë një intervistë për kanalin rus Sputnik gjatë vizitës në Moskë.
Nikoliç tha se Rusia është aleati i madh i Serbisë dhe për këtë arsye nuk ka ndërmend të hyjë në NATO.
“Nuk përjashtojmë dialogun apo bashkëveprimin me vendet perëndimore, por në NATO nuk do të hyjmë”, tha presidenti serb.
“Beogradi ka një potencial të madh për të bashkëpunuar si me NATO-n, ashtu edhe me organizata të tjera”, shtoi Nikoliç.
Ai siguroi Putinin se bashkëpunimi me perëndimin nuk do të thotë që Serbia do të afrohet me institucionet e tyre.
“Rusia e di që qeveria serbe dhe qytetarët serbë nuk duan të hyjnë në NATO. Aleati ynë është Rusia”, tha Nikoliç.
Deklarata e Nikoliç vjen pas asaj të ministrit rus Lavrov që tha se “perëndimi po i vardiset Serbisë për ta patur në gjirin e saj”.
Kujt po i ha palla pune bagtishe nga Stepet e Uraleve
Normal qe nuk duan EU e NATO kriminelet e Milosevicit te cilet shetisin akoma te lire neper Serbi!
tamam,
Le te shkojne tek stepat e Putiinit meqenese e duan ate.
Bejne gjoja.