Policia e kryeqytetit ka arrestuar një grup adoleshentësh, që akuzohen për vjedhje me dhunë në Tiranë.
Në pranga kanë përfunduar 7 persona të moshës nga 15, deri në 19 vjeç.
“Nga specialistët për hetimin e krimeve te Komisariatit Policise Nr 4, arrestohen në flagrancë shtetasit:
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi gjatë një hetimi disa mujor nga shërbimet e Komisariatit te Policisë Nr 4 Tiranë, u është dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin kryenin vjedhje me dhunë duke perdorur armë zjarri,armë të ftohta dhe dhunë psikologjike.
Më datën 05.03.2016 rreth ores 01:00, në vendin e quajtur “Rruga e Dibrës “në një bar kafe, shtetasi K.N, nën kercenimin e armës së zjarrit pistoletë, ka mundur të marrë një shumë prej 700 lekë te reja dhe është larguar.
Më datë 06.02.2016 në vendin e quajtur Allias Tiranë, këta shtetas i kanë vjedhur telefonin nga dora shtetases S. Ll.
Më datë 13.02.2016, shtetasit B. L dhe E. Gj në rrugën “Arkitekt Kasemi” i kanë marrë nga dora portofolin shtetases Sh. B.
Nga ana e specialistëve të hetimit të krimit janë dokumentuar dhe 5 raste të tjera për te cilat shtetasit nuk kanë ardhur të denoncojnë në lidhje me vjedhjen e telefonave dhe të portofolave.
Nga kontrollet e ushtruara në banesa këtyre shtetasve ju sekuestruan në cilesinë e provës materiale :
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Vjedhje me dhune”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve te ftohta”, parashikuar nga nenet 139, 278,279, 25 te K.Penal”, bën me dije policia.
Vjedhja e lokalit ne rrugen e Dibres ne Tirane by lapsi-al
Ne Greqi thone per te vene femijte ne gjume,fli se do vije Allvanoi.
Ne Itali thone hapur dhe i kerkojne Berishes vajza te bukura,por edhe qe ketu ne kete lokal nuk lejohen Turqit te vetequajture shqipetare.
Ne Amerike perplasje me Cosa Nostra,bisedojme me qindra “burra te ndershem”.
A ceshte kjo evropa,nuk na kupton neve viktimat e Turkut.
Si tha cobani?
Ujku,ujku,dhe bente punen.
Njesoj tani,Greku greku.
Ju jini per ne Gjykaten e Stransburgut se i kini futur friken Evropes kudo ne Greqi,Itali nuk late shtepi pa bastisur dhe pleq pa vrare.