Prokuroria kërkon konfiskimin e hotelit tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë: U ndërtua me para droge

9 Mars 2016, 10:47Kronika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e hotelit, në pronësi të babait të Isuf Kokaj, Brahimaj, i cili u vra në një atentat me minë të telekomanduar në fund të gushtit të vitit 2014.

Sipas prokurorisë megjithëse godina 5-katëshe me destinacion resort turistik në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë është në emër të të atit, është fryt i investimeve të djemve të tij Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe i ndjeri Isuf Koka alias Isuf Brahimaj.

Sipas prokurorisë pasuritë janë përfituar pas përfshirjes së personave të hetuar Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe vëllai i tij, i ndjeri Isuf Koka alias Isuf Brahimaj në veprimtari kriminale, veprimtari kriminale që daton që në vitin 1994 për të ndjerin Isuf Brahimaj dhe në vitin 2004 për Ermal Bajramin.

Deklarata e prokurorise 

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e një godine 5-katëshe me destinacion resort turistik në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, në pronësi të shtetasit Shpëtim Brahimaj, por për të cilën ka dyshime të arsyeshme se është ndërtuar nga paratë e aktivitetit kriminal të të birit të tij, Isuf Kokaj (Brahimaj), i vrarë pas një atentati me minë të telekomanduar në fund të gushtit 2014.

Në vijim të hetimeve për atentatin ndaj tij, një ndër pistat e ngritura nga autoritetet hetimore ishin edhe përplasjet e mundshme për trafikun e lëndëve narkotike, pasi Isuf Brahimaj (Kokaj) ishte dënuar nga autoritetet italiane dhe hollandeze për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Në kuadër të veprimeve verifikuese, u konstatua se familja Brahimaj, më konkretisht babai i viktimës, shtetasi Shpëtim Brahimaj, kishte legalizuar në emër të tij një ndërtesë 5-katëshe të papërfunduar, e cila ishte destinuar për shërbime hotelerie.

Fillimisht, Prokuroria e Vlorës kreu veprimet proceduriale, nga ku u krijuan dyshime të arsyeshme se pronari i deklaruar nuk kisht mundësi financiare të realizonte shpenzimet për ndërtimin e hotelit, të cilat, sipas çmimeve referuese arrijnë në 100 milionë lekë të reja.

Në këtë vlerë nuk është llogaritur vlera e truallit, e cila sipas dokumentacionit të blerjes është shënuar 120 mijë euro, por që dyshohet se është blerë rreth 700 mijë euro. Edhe kontrata e blerjes së truallit është nënshkruar nga shtetasi Shpëtim Brahimaj, pavarësisht se ai nuk ka pasur mundësi reale financiare të realizojë këto të ardhura.
Prokuroria e Vlorës kërkoi vendosjen e sekuestros preventive për objektin dhe truallin, e cila u pranua nga ana e Gjykatës së Vlorës. Më pas, çështja iu kalua për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila është përgjegjëse për zbatimin e ligjit të njohur si “Antimafia”.

Në vijim, Gjykata për Krime të Rënda caktoi sërish masën e sekuestros preventive, në bazë të kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda.

Nga kjo prokurori u kryen veprime të tjera verifikuese, nga ku u krijuan dyshime të arsyeshme se shpenzimet për blerjen e truallit (me sip. 2500 m2) dhe ndërtimin e godinës 5-katëshe (me sip. 3090 m2) janë realizuar nga të ardhurat e aktivitetit kriminal të djemve të pronarit të deklaruar, konkretisht të shtetasit tashmë të vdekur, Isuf Kokaj (Brahimaj) dhe të Ermal Brahimaj.

Në bazë të informacionit të përftuar nga letër-porositë me autoritetet italiane, rezulton se Isuf dhe Ermal Brahimaj janë dënuar për vepra penale në fushën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, si edhe janë hetuar edhe në disa raste të tjera po për këto lloj veprash penale.

Në bazë të hetimeve të kryera, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e aseteve të mësipërme, pasi:
Së pari: Pasuritë janë përfituar pas përfshirjes së personave të hetuar Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe vëllai i tij, i ndjeri Isuf Koka alias Isuf Brahimaj në veprimtari kriminale, veprimtari kriminale që daton që në vitin 1994 për të ndjerin Isuf Brahimaj dhe në vitin 2004 për Ermal Bajramin.

Së dyti, këto pasuri nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave të të dyshuarve dhe familjarëve të tyre.

Së treti, pasuritë janë në zotërim të drjetpërdrejtë të personave të hetuar të cilët pavarësisht faktit se dokumeNtat i kanë regjistruar ne emër të babait të tyre Shpëtim Brahimaj, rezulton se objekti i ndërtuar është fryt i investimeve të djemve të tij Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe i ndjeri Isuf Koka alias Isuf Brahimaj.

12 komente në “Prokuroria kërkon konfiskimin e hotelit tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë: U ndërtua me para droge”

  1. adi says:

    po ne tirane durres e kudo me cfar leku u ben hotele me shume kate i ben dot nje fukara me nje rroge kjo eshte ide e budallait u be hoteli me para droge??????
    ? se dinim ne kete gje
    jo se jam dakort me kto gjera po shqiperia eshte pellemb e droge nga ndertimet po te jet ashtu prishni gjith durrsin e gjith tiranen e gjith vloren e gjith korcen e gjith shkodren e kudo ku ka ndertime
    se t gjith me ashtu i kan bere s besoj ti ke t ber njeri me pune te ndershme e hajde llogjike prokurorie hajde e ku ne shqiperi. aq me shume qe ai hotel eshte ndertuar shume kohe perpara.

    1. elona says:

      Keta jane legena fare, se ai hotel ka 1000 vjet aty, dhe vetem pasi u vra ai u kujtuan qe eshte me pare droge….kta jane per ti qr te gjithe , se per vete kane pasuri te panumerta dhe s’po dine me ne emer te kujt ti vene.Kane filluar kerkojne vetem cash dhe paradhenie.
      Sic e the dhe ti, duhet te shembet gjithe Albanistani me kete parim se gjithe Komuna Parisit,Fresku,Kashari,Durrsi,Saranda,Vlora,Golemi,Shkodra etj etj etj…me pare droge jane bere.Po keta jane plehra se duan qe te vjedhin popullin tone e ti cojne ne banka jashte shtetit , nuk duan te sjellin leke e investime ketu se u intereson populli sa me i lodhur e i varfer qe ta blejne voten 500 leke , se u dhimbsen ato 2000 lekshat qe kane dhene der tani.
      MF

  2. Nishan jari me quhet kari says:

    Po vetem Vlora eshte.Ne Sarande jane hedhur gjithe parate e droges se lazaratit dhe tepelenasit u bene bregdetas per nje ore.
    Parate e droges do ta gjunjezojne shqiperine.Ne evrope punojne njerezit deri ne 30 vite per te paguar kredite e nje shtepie modeste,Ne shqiperi droga nderton 10 kateshe dhe ne parking kane edhe nje ML per ty fryre lloj lloj qelbesirash.Te dale ligje te konfiskohen te gjitha ndertesat,bisnezet dhe aktivitetet e parave te droges dhe qelbesirave parazite qe nuk kane punuar nje dite.

  3. Moisi Golemi says:

    C’eshte ajo ndertese e shemtuar fshatarsske, ne ate vend te bukur, duke penguar edhe pamjen nga deti? Futini tritolin dhe kthejani ate hapesire komunitetit. Beni nje park te vogel me stola ku te clodhen e te rrijne nnerezit, se ka pamje te bukur.

  4. tr says:

    HA HA HA !! KJO DO TE THOTE , QE TE KONFISKOHEN TE GJITHA HOTELET NE SHQIPERI .
    BRAVOOOO PROKURORIA E DHJERE SHQIPETARE ME NE KRYE SALI BERISHEN DHE EDI RAMEN ,

  5. Berrisha Strazimiri says:

    Nuk eshte nji e ekzagjerim se them: 80% e hoteleve dhe ndertimeve ne Vlore jane bere me trafik njerzish, droge,prostitucion…..Edhe gjysma e njerzve qe zbriten nga malesia e kane blere shtepi ne Vlore nuk e justifikojne dot shumen e lekeve te shpenzuara. Me dy fjale eshte nje populli tere qe nen shembullin e qeveritareve, prokuroreve e gjygjtareve kane shfrytezuar çdo mundesi per te bere para ne çfaredolloj menyre. RUMPALLE kriminale 25 vjeçare.

    1. Zigur Qarri says:

      Jo jo,nuk e ekzagjiron fare,un do te thoja pothuaj 90%,dhe jo vetem ne Vlore,por
      ne te gjith Shqiperine.Perveç atyre qe thua ti ,”trafik njerzish,droge,prostitucion”,
      shto edhe ata qe kan vënë pasurine me korrupsionin,personat qe kan shperdoruar
      pushtetin,politikanet,gjykatesit,punonjesit e kadastrave dhe hipotekave.Ne kohen
      Berishes 1 dhe Nanos,gangsterat u inflirtruan ne Polici,ne kohen e Berishes 2 dhe
      Rames u inflirtruan ne politike,duke u paraqitur si intelektuale(me diplloma te blera).
      Nese shteti konfiskon pasurite e vëna me Leke te pista ne menyre selektive,eshte
      vjedhje,eshte me ordiner se ordinerat.Por,nese i bie te tegjitheve,eshte ngadhnjim i
      ligjit.Le te shpresojm se nuk do te behen ne menyre selektive.

  6. ??? says:

    Per katunaret komike te gazetarise qe ndotin shtypin me idiotesite e tyre – resort ne Shqip do te thote vend strehimi turistik ose fshat turistik, kurse ky eshte vetem nje hotel dhe jo fshat turistik, lere pastaj per stilin e te shkruajturit qe edhe nje femije do ishte bere me turp.

  7. rilindja says:

    po politikanet me cfare i kane bere vilat e hotelet e tyre me djerse ,apo duke vjedhur pasurine e popullit e qe e kane lene kete vend ne meshire te fatit.Politikanet tane jane te paprekshem sepse i blejne gjykatesit me parate e vjedhura.HARRAM!!!!

  8. Analisti says:

    PARATE E TRAFIQEVE TE DROGES DUKEN ASHIQARE NE GOLEM,ne GJITHE BREGDETIN dhe ne NDERTIMET e SHERBIMET ne Tirane e RRETHINAT qe nga Farka,ne LUNDER, e deri ne VORE

  9. asd says:

    Moralistet duhet te dijne qe edhe pensionet vijne nga droga. Rroga e nje kamarieri vjen nga punedhenesi i nje hoteli i cili eshte ndertuar me te ardhura te dyshimta. Rroga e Rames vjen nga droga. Taksat vijne nga bizneset. Por bizneset e vogla qarkullojne shuma parash qe gjenerohen nga bizneset e medha, pjesa me e madhe e te cilave gjenerojne nga droga. Miliarda euro jane konsumuar ne ndertimtari; pra kane levizur mjete, mallra, para dhe njerez duke gjeneruar mireqenie. Jo pak, por 25 vjet. Ajo qe ka ndodhur mund te jete e padrejte, por eshte e llogjikshme. Ndodhi keshtu sepse nuk mund te ndodhte ndryshe me keta njerez. Te pakten, te heqim masken e hipokritit. Kush ka perfituar te ngreje doren.

  10. Genti says:

    Po per 200-milione Eurot e Rames, Pasurine e Likes dhe Saliut kur do te veproj prokuroria. Ky te pakten i beri me droge, e cila ka nje treg dhe shitet, por keta i kane bere duke rrjepur gjakun dhe djersen e Shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje