Gjendja në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë sa vjen dhe bëhet më e tensionuar.
Bashkimi Europian vendosi në shtatorin e kaluar të shpërndante mes shteteve anëtare më shumë se 160 mijë refugjatë.
Por deri tani nuk janë shpërndarë më shumë se 900 dhe shumë shtete kanë mbyllur kufijtë.
Maqedonia ndërkohë ankohet se po paguan gabimet e Europës.
Shefi i migracionit në BE Dmitris Avramopoulos ndërkohë ka lëshuar një paralajmërim.
“Nëse nuk zgjidhet ngërçi dhe të bëhet shpërndarja e emigrantëve, gjithë sistemi do të pësojë kolaps”, tha ai.
Më shumë se 35 mijë emigrantë kanë ngecur në Greqi momentalisht, shumica nën qiell të hapur.