Policia e Durrësit ka zbardhur emrat e personave që u përfshinë në një përplasje të armatosur paraditen e së shtunës.
Sipas policisë tre persojna janë plagosur.
Elvis Kurti është qëlluar me armë zjarri ndërsa Ervin Qerimi dhe Eloert Hoxha janë plagosur me thikë.
Ja njoftimi i policisë:
Më datë 12.03.2016, në lagjen Nr.11, në një dyqan shitje kafesh, si rrjedhojë e një konflikti çasti midis 4 shtetasve, janë plagosur 3 prej tyre, konkretisht :
Ndërkohë, në konflikt është përfshirë edhe shtetasi Elton Hoxha. Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasit Elton dhe Eloert Hoxha janë edhe persona me preçedentë penalë të mëparshëm. Nga ana e Efektivave të Policisë Durrës është bërë e mundur kapja e autorëve, dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.