Partia Republikane amerikane nuk po gjen paqe.
Trump kryeson bindshëm në garën për të qenë kandidati zyrtar për zgjedhjet presidenciale, dhe janë të shumtë personazhet kundër tij.
Më i fundit është George W.Bush që ka dalë në krah të Hillary Clinton në një përqafim që ka çuditur shumëkënd.
Por në “Grand Old Party” po qarkullon së fundmi një gjysmë-ide: Të bëjnë të mundur që të arrihet në konventë me kandidatët që ende nuk e kanë arritur pikavarazhin për të qenë zyrtarisht kandidatë.
Një ide e çmendur, por e realizueshme.
Kështu do të rihapej loja.
Kandidati më pas do të zgjidhej nga një ndërmjetësim politik, dhe është thuajse e sigurtë që nuk do ishte Trump.
Trump është i vetëdijshëm për këtë rrezik dhe pikërisht për këtë arsye ka kërcënuar.
Sipas mënyrës së tij, duke lënë mënjanë taktin.
“Nëse Partia Republikane më mohon kandidimin, do të ketë përplasje të fuqishme”, ka thënë Trump, pa shpjeguar nëse bëhet fjalë për përplasje politike, apo më keq, fizike si ato që ndodhën në Çikago.
“Unë përfaqësoj një numër të madh njerëzish, miliona, ndaj Republikanët duhet të jenë të kujdesshëm me mua”, paralajmëron Trump.
Trump e di shumë mirë që nuk e duan në partinë e tij.
Kritikat tashmë i njeh, kush janë dhe nga vijnë.
Shifrat deri tani flasin tërësisht në favor të tij.
621 delegatë për Trump, 395 për Ted Cruz dhe 138 për John Kasich.
Trumpit i nevojiten në total 1237 delegatë për të qenë zyrtarisht kandidat.
Miliarderi njujorkez ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në debatin republikan të 21 marsit në Utah.
“Kemi bërë shumë debate, janë të kotë”, ka thënë ai.
Një luftë e hapur tashmë mes tij dhe Republikanëve.
Trump kundër të gjithëve: A do t’ia dalë?/ La Stampa/ Përgatiti Amarildo Lumani
Jo o injorante mashtrues jo,nuk do jete “fizike”,por mund te dale i pavarur.
Kur ky kandidat kercenon jo vetem themelet ideologjike te Partise Republikane dhe unitetin e saj, por edhe themelet e Kushtetutes se SHBA-se dhe unitetin e kombit amerikan, atehere eshte e drejte e Partise Republikane qe te vendosi per nje kandidat te ri te saj per postin e presidentit. Dhe kur akoma me keq ky kandidat, Trump, kercenon duke deklaruar se do kete kaos ne qoftese do te ndodhi dicka e tille, atehere eshte Gjyqesori qe nderhyn per mbrojtjen dhe funksionimin e kushtetutshmerise ne vend.
Ne hyrje te Kushtetutes se SHBA-se percaktohet me se miri qe qellimi i saj eshte per te krijuar nje bashkim te perkryher, per tu vendosur drejtesi, per te siguruar qetesi ne vend, per te siguruar mbrojtjen e vendit, mireqenien e pergjithshme dhe per te siguruar te mirat dhe lirite per ne dhe per brezat e ardhshem.
Nje qytetar amerikan, qofte edhe kandidat per president qe shkel dhe kercenon ligjet themelore te kushtetutes amerikane jo vetem qe nuk mund te zgjidhet president i SHBA-se, por eshte i detyruar te pergjigjet para Drejtesise se SHBA-se!
Trump for America and free speech. Trump for freedom of press and to stop the bleeding of jobs towards Asia!!! Ju duhet ta dini se Amerikanet Jane te lire dhe nese liria Ju preket ata Kane edhe arme per ta mbrojtur ate. Nuk mund te ndalet Uragani Trump!!! Komunistet e extremistet qe I nderhyne ne meeting do perfundojne ne burg. Amerika nuk do te katandiset si Euroarabia.
Trump the best
Trump the best