Trump triumfon në “Super të Martën” dhe heq qafe një rival

16 Mars 2016, 12:30Bota TEMA

Donald Trump ka siguruar një tjetër fitore të madhe në “Super të Martën”.

Kandidati republikan ka fituar në Florida, Illinois dhe Karolinën e Veriut.

Kjo ka detyruar rivalin Marco Rubio që të tërhiqet nga gara pasi humbi edhe në Florida ku është guvernator.

“Do të bashkohem me lëvizjen ‘Të Ndalojmë Trumpin’”, tha ai.

Aktualisht Trump ka 621 delegatë dhe ndiqet nga Cruz me 396 delegatë.

Miliarderi njujorkez po thellon diferencën me ndjekësit e tij çdo ditë e më shumë.

Që Trump të shpallet zyrtarisht kandidat i Republikanëve, i nevojiten 1237 delgatë, dyfishi i atyre që ka marrë deri tani.

Ndërkohë edhe Hillary Clinton arriti një fitore të madhe dje duke thelluar diferencën me Bernie Sanders.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje