“Trump, makthi më i keq për Hillary Clinton!”

16 Mars 2016, 12:55Bota TEMA

Hillary Clinton dhe aleatët e saj po nënvlerësojnë Donald Trump, por e gjitha do t’iu kthehet kundër, mendon Mike Huckabee.

I intervistuar nga Politico, ish-guvernatori i Arkansasit ka folur për mundësinë e zgjedhjes së Trump si president.

Huckabee ka kritikuar rëndë stafin e Hillary Clinton.

“Nuk e di se çfarë po tymosin në kampin e Clinton”, tha ai.

“Të gjithë thonë se Trump nuk do t’ia dalë, këtë thoshin edhe në gusht kur ai tha se do kandidonte. Po ja ku jemi. Ai po kryeson bindshëm. Clinton po nënvlerëson ende Trumpin dhe mund ta pësojë nga kjo”, tha Huckabee.

Huckabee kandidoi fillimisht për Republikanët por u tërhoq pas zgjedhjeve në Ajova.

“Trump është makthi më i madh për Hillary Clinton. Ai do të marrë votat e demokratëve tradicionalë”, tha Huckabee.

Huckabee nuk ka dalë në mbështetje të asnjë kandidati, por vajza e tij punon në stafin e Trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje