Kërcënoi me jetë Rudina Magjistarin, nis hetimi ndaj 37-vjeçares nga Durrësi

16 Mars 2016, 12:43Kronika TEMA

Një 37-vjeçare nga Durrësi po hetohet në gjendje të lirë pasi ka kërcënuar me jetë gazetaren Rudina Magjistari.

Viola Sala prej disa muajsh kërcënonte dhe fyente Magjistarin.

Por moderatorja e njohur nuk ka duruar më dhe ka kryer denoncim ndaj shtetas Sala.

Materialet e depozitura nga Magjistari i kanë kaluar prokurorisë e cila ka marrë në shqyrtim çështjen dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Policia e Tiranës ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj një 37-vjeçare nga Durrësi, pasi kërcënonte në rrjetet sociale një gazetare.

Sipas burimeve, kanë nisur hetimet për Viola Salën, pasi që nga muaji tetor 2015 dhe deri në ditët e sotme i ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe fyese në Facebook moderatores televizive me iniciale R.M.

Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncim në polici, e cila i referoi në Prokurori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje