Ylli Manjani: Reforma në drejtësi, më së pari për qytetarët në nevojë

16 Mars 2016, 11:05Kronika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi në prezantimin e platformës online “Njoh Ligjin”, se “reforma në drejtësi do të bëhet për qytetarët që janë në nevojë” dhe se “më e rëndësishmja është se si zgjidhen institucionet kushtetutese”.

“Duhet reformë e thellë, spango nuk e drejton dërrasën e shtrembër. Njerëzit presin një reformë që të ofrojë cilësi. Drejtësia nuk duhet të blihet me para’”, tha Manjani.

Këto komente, ministri i Drejtësisë i bëri në konferencën e prezantimit të platformës “Njoh ligjin”, e cila synon t’u vijë në ndihmë qytetarëve të njihen me kuadrin ligjor në fushat më kryesore me të cilat ata përballen si, familja, puna, sigurimet shoqërore dhe pasuria e paluajtshme.

Platforma është pjesë e punës së Prezencës së OSBE-së në mbështetje të së drejtës të informimit ligjor në Shqipëri dhe financohet nga qeveria kanadeze.

3 komente në “Ylli Manjani: Reforma në drejtësi, më së pari për qytetarët në nevojë”

  1. eli-tiv says:

    …ligji eshte nje….dhe duhet te siguroje te gjithe…e te gjithe duhet te jene te barabarte para ligjit..Nuk ka ligj ne rradhe te pare..e te dyte…Ligji eshte themeli i shtetit…hidhni themelet qe te mos kete Gerdec e 21 janar…Ne bibel kush e njeh..ne dhjeten e vjeter…populli i Izraelit per 400-vjet eshte drejtuar nga GJYQTARET….Drejtesia eshte nje ..e deri ne themel….Kur te keni mekanizmin e duhur ne dore e me pas ta alikoni..duke denuar saliun familjarisht e te gjithe salinjte….atehere do te themi se reforma funksionon…kjo eshte PROVA..

  2. tomsojeri says:

    Fjal me vend o z Minister por ne Shqiperi Drejtesia esht ne bango e blihet me para ! Ka dal ne ankand e parat vendosin !Gjykatesit pjesa me e pasur dhe me e koruptuar e shqiptareve jan ber te paprekshem dhe vendimet i marin pa ju trembur syri nese jan apo sjan te drejta ! Si do behen zap kjo hordhi e degjeneruar me duket e pamundur sepse asnje gjykates deri sot nuk esht denuar ne nje koh qe vendimrt e pa drejta kan mbushur arkivin e ktij institucioni ! Kush dhe si do i denoj ? Me duket e pa mundur z.Ylli sepse “sora sores syt nuk ja nxjerr”dhe Drejtesia ka vetem “sorra”qe e nxin Shqiperin dhe jeten e shqiptareve ! Jan pasuruar per 3 breza e nuk kan te ngopur ! Blerja e vendimeve esht ber moral dhe keshtu funksionon ! Si do ta ndryshosh “shtatin e ktij lumi (llumi desha te them)……Parole …parole….parole………

  3. Biri i Partizanit says:

    Zoti minister i Drejtesise!
    A ke degjuar apo lexuar gje per projekt ligjin e ri per pensionet e ish ushtarakeve qe qeveria ka MIRATUAR KETO DITE???
    ME PROJEKT LIGJE TE TILLA,JO VETEM NUK BEHET DREJTESI,POR NXITET NJE krim I MADH,SE PER SHKELJE TE KUSHTETUTES AS QE DO T’IA DIJE NJERI!
    Lexojeni nenin 44 te Kushtetutes se Republikes qe thote se:
    -“Kushdo ka te drejte te rehabilitohet dhe/ose te zhdemtohet ne perputhje me ligjin ,ne rast se eshte demtuar per shkak te nje akti,veprimi ose mosveprimi te paligjshem te organeve shteterore”!
    Ne se vlen ky nen i Kushtetutes,si mundet qe shteti dhe gjykatat nuk na demshperblejne per pensionet e pa paguara qe nga viti 1996 deri ne 1998,pra per 3 vjet ,por na thone se qenka “PARASHKRUAR”???
    Dhe me pas nga viti 1999 e deri me sot jo vetem nuk na kane dhene pensionin sipas Statusit,por kane nxjerre ligje te shumta qe kane ulur mbi 50% masen e pensionit tone?
    LEXOJENI VENDIMIN NR.33/2010 TE GJYKATES KUSHTETUESE QE BEN INTERPRETIMIN E SAKTE TE NENIT 29 TE LIGJIT NR.10142/2009,qe thote
    se:-“Ne asnje rast nuk lejohet qe te kryhet nje rillogaritje qe do te conte ne perkeqesimin e situates pozitive ose ne cenimin e te drejtave te fituara me ligj”!
    Ne se ky vendim i Gjykates Kushtetuese vlen,si mundet qe qeveria te deklaroje se megjithese ndaj ish ushtarakeve eshte bere padrejtesi ,por pensionin e mbajtur deri me sot qe nga 2009 NUK PRANON E NA E KTHEJE”??
    A mund te thuhet se kjo mazhorance do beje reforme ne DREJTESI,me kete nivel profesional,me kete vullnet kriminal antinjerezor politik,sic po ben me ne ish ushtaraket???
    KURRE nuk do mund te beje reforme!
    Kjo eshte tallje cinike per te gjithe nga nje klike sunduese qe punon vetem per interesat e veta!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje