Berisha del hapur, i hap rrugën një koalicioni të mundshëm me LSI-në

18 Mars 2016, 21:00Politika TEMA

Ish­-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për televizionin kosovar RTK ku ka folur edhe për ish­-aleatin e tij në qeverinë e mëparshme, Ilir Metën.

Ai ka thënë se nuk është e natyrshme që partitë e djathta të bëjnë koalicion me ato të majta, si LSI.

Mirëpo Berisha, duke përjashtuar hyrjen në zgjedhje me një koalicion me LSI-në, nuk ka përjashtuar koalicionin paszgjedhor kur e kërkojnë numrat.

“Nuk besoj se PD do të shkojë dhe nuk shkon, jam i sigurt, në zgjedhje në koalicion me këto forca politike, por pas zgjedhjeve PD edhe mund të jetë e detyruar nga rezultati”, tha Berisha.

Berisha ka zbuluar se në vitin 1996 ka patur një fërkim me Ibrahim Rugovën, të cilin e cilëson si gjeniun e dytë shqiptar pas Skënderbeut.

Ai i kishte kërkuar Rugovës që të merrnin bashkë masa të ashpra ndaj regjimit të Milosheviçit, por Rugova ishte për zgjidhje paqësore.

12 komente në “Berisha del hapur, i hap rrugën një koalicioni të mundshëm me LSI-në”

  1. Shoku Loni says:

    Pairdh pairdh se je tu u liru ortaj…edhe pak.

  2. Genti says:

    Mostra ditet e fundit do te beje presion po nuk e di se nuk do njeri ra shofi me sy me.

  3. Naftetari says:

    Po se jane plera te gjithe i ka vne ne rreshte nje super hajdut.Kjo tregon se LSI eshte fatkeqesi kombetare dhe keta te tjeret plera.

  4. Likja says:

    Ky eshte fare i pacipe dhe vetem flet.Ky mendon se ne te gjithe jemi pa tru dhe nukk mbajme mend asgje nga aktiviteti dhe merredheniet e tij me Kosoven dhe lideret e saj……dhe ky “do te merrte masa te ashpra ndaj rregjimit te Milloshevicit “,pra ky deshte lufte dhe Rugova paqe,prandaj nuk u perputhen…..Mashtrues i rendomte,vetem flet dhe flet,pa asnje “mbeshtetje historike”.Nuk ka faj,kur te gjithe mezi presin qe ky te flesae dhe tia botojne brockullat—Liri

  5. Zyfer says:

    Masa shumë të “ashpra” duke i furrnizuar makinën luftarake me naftë e duke e quajtur UÇK-në terroriste.

  6. Sali kari says:

    Serbi i mutit

  7. ram tropoja says:

    Vetem Kariera,interesi Personal e gjunjezon Saliun.
    Por,ne kete Jete,eshte e pamundur qe ti realizohet
    qofte edhe nje copez ender.

  8. Rr. B. Gramshi says:

    Pra gjeniu i dyte mbas Skenderbeut ka bere gabime dhe Zeusi me urtesine e tij ja ka vene ne dukje. Mjere Shqiperia ne cfare skizofrenesh ka rene.

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    Hshahaha Tani s’ ka per te marre asnje vote nga demokratet e ndershem
    Un i pari qe e kam votu pa asnje interes
    Gjithe keto vite.
    A ka shqiptare te ndershem ta shpetojne
    Kete vend ku tre partite po e fundosin gjith je e me shume
    Ne kujtuam se c’ fare alternative do na snelle PD
    Jeta vijne rreth
    Meta pjerdh ne mes.

  10. HIGO says:

    Njeriu me pa ftyre qe njeh Kombi shqipetar qysh nga koha e krijimit te tij . Sharlatan, pis, hipokerit, intrigant, etje, etje……..
    qe karakterizon figuren e ketij perbindeshi thashethemexhiu.
    Fare e keqe.

  11. Mysafiri says:

    Pyetja shtrohet;- Nqs ndodh nje gje e tille(qe nuk eshte aspak e pamundur per aresye se ka ndodhur nje here), ç’fare do ndodhi me rilindasit, dhe me e rendesishmja;-A do japi doreheqjen nga kreu i partise kryerilindasi?
    Po ta analizojme situaten aktuale politike, ka shume mundesi qe kjo te ndodhi per nje aresye te vetme. Aresyeja eshte shume e thjeshte. Ilir Meta ndjehet me i sigurte ne krah te Sali Berishes, se sa ne krah te Edi Rames. Pse? Sepse Berisha e tregoi qe nuk ka ndermend ti beje keq Metes edhe pse mundesia ju dha, ndersa Rama perkundrazi eshte duke i pregatitur varrin ketij te fundit, por me shume gjasa nqs ndodh qe LSI-ja ti bashkohet PD-se, do bjere vet brenda.
    Vlen per tu theksuar se asnje nga keto skenare nuk eshte ne favor te popullit. Populli do shpetonte ne nje fare menyre vetem me zhdukjen komplet te kesaj kaste politike.

  12. Korabi says:

    Shume sakt ka fol ,ky eshte realiteti politike nuk cbehet . Pd (2005-2009) dhe Pd +lsi qeverisen me mire se ps +lsi .Rrugova eshte figure me e sukseshme se Skenderbeu .Pse ? Skenderbeu I tentoje rruget e Rrugoves ,nje aleance me vendet perndimore per te shpetuar trojet tona por nuk I arriti .Rrugova ne ditet me te errta te kombit arriti te vendos ne mbrojtje te Kosoves ,Presidentin e Amerikes ,Nato ,Vatikan .etjere.Rrugovizmi eshte e vetmja rruge progresi e Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje