Ben Blushi, njeriu-opozitë brenda së majtës, i bishtnoi të enjten mbrëma gjatë një debati televiziv, çështjes së statusit të tij prej ish-qeveritari në ish-qeverisjen e Nanos, këtu e 10 vjet më parë.
Ai e konsideroi marrje më të shkuarën këtë gjë, ndërsa tha se po investohej për të ardhmen; ngase sipas tij, ishte pikërisht ajo, të marrurit me të ardhmen, mungesa e madhe e vizionit të politikës shqiptare nga të dy kahjet.
Por, edhe pse e artikuluar ëmbël letrarisht, meqë e ka këtë dhunti, përligjja e Blushit në këtë formë për të mos kthyer vështrimin nga e shkuara, është një retorikë e pastër, pa asnjë thelb.
E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja, kanë kontekstet e tyre në një zhvillim të caktuar politik, ku ndërthurja është e tillë sa nuk mund të injorosh as njërën e as tjetrën; aq më tepër tek figura e një politikani. Sepse e shkuara, ndryshe e djeshmja, është kolaterali i nevojshëm që atij t’i besohet e ardhmja.
Blushi qartësisht kërkon të jetë kryeqeveritari i së ardhmes, por për këtë ka një detyrim që duhet ta shlyejë: të na flasë për të djeshmen e tij, atë si anëtar kabineti i Nanos; gjurmët që ka lënë në të, që të vlejë kjo si kolateral i së ardhmes.
Kjo në planin personal. Ndërsa në një plan më të gjërë, atë të cilësisë qeverisëse ku ka patur dhe ai një rol, as këtë nuk mund ta anashkalojë gjatë kritikës ndaj të sotmes e ndërtimit të vizionit ndaj së ardhmes. Një pjesë e mirë e ngërçeve që vuan sot Shqipëria, i faturohet dhe periudhës “Nano”, në të cilën ai pati rol ekzekutiv.
Fatos Nano, mund të ketë qenë paksa babaxhan në terma folkloriko-politikë, ku sjelljen më të madhe demokratike e ka tek sahani i pushtetit ku i ftoi të gjithë të hanin nga një lugë, por në terma fisnikë ai nuk la asnjë standart të çmueshëm në sensin e qeverisjes, në të bërit të reformave të thella dhe në të lënit sektorë të shëndetshëm, socialë apo ekonomie.
Ai iu gëzua faktit që i rastisi të qeverisë në një kohë të ardhurash të mëdha nga emigracioni, por dhe pastrimi në masë i parasë së zezë të trafiqeve përballë së cilave mbylli njërin sy, pa iu mohuar sigurisht roli në rindërtimin e administratës shtetërore pas shkërmoqjes së 97-ës.
Nano u tregua i aftë që të investonte në të ardhmen e tij personale, ku pothujse në terma utilitarë e ka siguruar atë; por tej vetes, nuk la asgjë me vlerë që të ishte një investim koherent për vendin, aq më pak në standarte shtetformuese dhe ekonomi. Ata që shprehen “Nano ishte politikan”, e ngatërrojnë me të qënit babaxhan; ku mjaft të thuhet se dhe atij, mund t’i mbahet mend ndonjë batutë, por aspak ndonjë postulat më vlerë. Dhe politikani që nuk arrin t’u lërë brezave qoftë dhe një postulat, mund të ketë qenë një dobiç-pushtetar, por jo politikan. Aq më pak burrë shteti.
Dhe në vorbullën qeverisjes së Nanos ka qenë dhe Blushi, që sot nuk arrin të artikulojë asnjë standart të tijin personal, ose të kabinetit ku ka bërë pjesë, të së shkuarës pra, për të patur vlerën e një kolaterali për të ardhmen.
Dhe kjo është mungesa më e madhe e Blushit në të gjithë fushatën e tij anti-Rama, që paralalelisht është dhe fushatë për promovimin e vetes si një kryeqeveritar i së nesërmes. Nuk është vetëm handikap i tij, por i një pjese të madhe të politikës.
Rama është i vetmi që i është qasur të ardhmes duke promovuar të shkuarën e tij. Teza se “e ka një model qeverisës, Tiranën” – mund ta ketë gabim, të shtrembër si tezë, por guxon ta thotë dhe ta përdorë si kolateral politik – ndërkohë që “e djathta nuk ka asnjë model”, ka mbetur ende e pakonkurrueshme nga zëra të tjerë në politikë.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, që po ashtu aspiron të jetë nesër kryeministër, nuk ka ende në ligjërimin e tij asnjë kolateral të ofruar nga e djeshmja, ndërkohë që ka mbajtur 4 portofole qeverisëse në 8 vjet.
Ai ende nuk po mundet të thotë se ç’i ka dhuruar politikës, vendit të tij si ish-qeveritar që i janë besuar katër poste, se për ç’aftësi është dalluar, e ç’standarte ka themeluar, e në ç’reforma ka shkëlqyer; në daç në aspektin moral e në daç në atë pragmatik; ai vetë në planin individual, ose qeverisja në planin kolektiv ku ka bërë pjesë.
Dhe në këtë pikë pra, e shkuara, e djeshmja e çdo politikani që aspiron të nesërmen, është një llogari që duhet dhënë, një borxh që duhet shlyer, qoftë dhe me një “Më fal!” ose “Në falni!”, nëse nuk ekziston vërtet diçka për t’i rënë gjoksit.
Tesheshi.com
Shkrim teper injorant ,tipike ALLA SHQIPTARE !!!
NE EUROPE NUK KA TE TILLE TENDECIOZE ,
Shkrimi eshte shume realist, dhe te gjithe e dine te behesh President i SHBA-ve do te duhet te kesh nje kolateral te pasur, dhe positiv, ndryshe media atje te flak pa nje pa dy, edhe ketu kjo do duhet te jete: Edi Rama ka kolateral shume positiv, Nano nuk la asgje pas tij, i morri vete te gjitha, berisha e shkaterroi kete vend, dhe Lul basha eshte nje mendje fyell kokebosh qe di te mashtroj dhe genjeje, nuk ben dot shtet.
Pra sipas teje, ne Evrope mund te kesh politikan me hiç-rezultate (si Blushi, Basha etj.) dhe te kesh nje te ardhme te mire politike?!
Ne fakt, vetem nga njerez si ty, mbijetojne keta rrace “politikanesh” shqiptare. Ngushellime per mendte qe paske! ?
Kjo sdo mend eshte njeri i deshtuar ne politik dhe drejtim e gjithe kjo levizje eshte ne funksion te shitjes se librit dhe kaqe.
Po ca suksesesh ka ky Rama more gazetar, Cfare beri Rama pastroi 20 hektare toke nga ndertime pa leje dhe beri qindra hektare betonizim idiot me leje. Ku i pate sukseset e Rames apo se dilte me sopate ne rruge e bertiste me megafon je ne terezi mor gazetar. Me mire duhet te thuash se si u terhoq blushi nga kryetar grupi se kater horra e tradhtuan apo se i tha Rames mos braktis Parlamenti mos dil ne rruge se nuk fiton ashtu sic nuk fitoi dhe Sala kur doli ne Rruge dhe dogji Kryeministrine. Ti po i kujton Blushit vitet kur ishte minister pse se thua sa gjate ishte minister. C’eshte kjo biografi e cunguar apo per kete te paguan nuk eshte shpirti i lire dhe me llogjike qe shkruan.
Ne mbledhjet e frontit, kur dikush ngrinte ndonje problem, ngrihej dikush tjeter dhe i thoshte: “shiko veten ti…”
Edhe ky koqja qe shkruan ketu, megjithese e perdredh fjalen si kurvat, ne thelb ben te njejten gje. Blushi mund te jete me i paafti ne Shqiperi, por kur thote qe Rama eshte legen, thote te verteten, dhe e verteta eshte e vertete pvaresisht se e thote Blushi apo Berisha.
Ketu me rri or ti Varik… Nje “legen” sic e quan ti Ramen, eshte njeqind here me i preferuar, se nje kriminel apo sherbetor kriminelesh sic jane Berisha dhe Blushi. Engjej politik nuk ka, vecanerisht ne Albanistan, por te pakten te mos hedhe me veriun kunder jugut e te mos nna shese prape detin e token. Apo i ke harruar thegmat e Vicidolit?
Po ce mos vetem minister…
Ben Blushi ka lindur per te qene protagonist: ne vjetin e renies se diktatyres, sapo Kico Blushi zbriti nga shkallet e Pallatit te Kultures -ku ishte ne Tribunen e Gelil Gjonajt kunder atyre qe pushtuan Ambasadat, Beni shkoi dhe me ndihmen e njerit prej Blendeve qe moren flamurin e dhimokracise, Fevzos, u regjistrua ne Gazeten Demokratike te Rilndur, nen hyqmin e Frrok Prech Zog Cupit.
Pse nuk e permend ne curriculumin e tij per kryetar PS dhe Krieminister Anti-Rame, te qenit gazetar i RD-se?!
Hyri ne RD per te “vrare Atin”?, sic do shprehej Fatosh Lubonja. besonte se PD e Sali Berishes do ishte vazhduese e demokracise popullore te shokut Enver e me pas u zhgenjye? apo Koha Jone u be me demko-kratike nen Nkoll Lesin?
Sidosi, Blushi duhet pyetur per kete: c’e lidhte me te djathten qe pritej te ishte ne RD/PD?
Eshte veti e perbashket me Edin qe edhe ai donte te hynte ne Kruesi te PD-se se Gramoz Josiph Phashkos, apo thjesht si Djem Trotuaresh qe ishin, me qe u ben kaq lehte shkrimtare rivale te Ismail Kadarese, pse te mos behen edhe krieministra?!
Varikarin ketij “VARIKARINKETIJSHTETI” !!!!!!
hahahahahahahahahahah ia vara CARIN…….
Kushdo qe shkruan, qofte edhe shkrime Te cekta servilesh , si ky qe na serviret per Te Humber kohen e cmuar, Te kete kurajon civile te mare autorsine…..