Në prag të Reformës në Drejtësi ka ardhur një shuplakë e madhe për gjyqësorin nga një prej vendeve më të fuqishme të BE.
Ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi, ka drejtuar një letër shumë të ashpër krerëve të shtetit dhe gjyqësorit pas lirimit të Domart Konjarit nga Gjykata e Apelit të Krimeve të rënda.
Pas letrës së Ambasadorit francez ka reaguar, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili e ka cilësuar si një një turp të vërtetë për shtetin shqiptar, lirimin e Konjarit, i dënuar në Francë me 10 vjet burg dhe i liruar në Shqipëri për shkelje proceduriale.
Ne BURG prokuroret dhe gjykatesit!