Ajo që vihet re në diskursin publik të opozitës ditët e fundit është heqja nga fjalori politik i emrit të Ilir Metës.
Basha dhe të tijtë kanë stopuar çdo etiketim dhe sulm ndaj kryetarit të LSI-së duke e përqëndruar retorikën politike tek emri i kryeministrit si autorin kryesor të keqqeverisjes së vendit.
Në njoftimet e përcjella nga zyra për shtyp e Partisë Demokratike, të deklaratave të kryetarit dhe folësve të tjerë të opozitës, kreu i kuvendit Ilir Meta nuk figuron në asnjë rrjesht dhe togfjalëshi Rama-Meta është zëvendësuar me atakund ndaj Edi Ramës, shkruan Respublica, që ka bërë një përmbledhje të deklaratave të fundit nga PD.
Nga Shtetet e Bashkuara ku ishte për vizitë, Lulzim Basha përmendi vetëm Edi Ramën; “barra e provës është në anën e Edi Ramës. Nëse është gati për reformën në drejtësi, testi i parë është Byroja Kombëtare e Hetimit”.
Po ashtu edhe në takimin e Partive Popullore Europiane, Basha foli vetëm për një emër “Duke shprehur shqetësimin se lidhja e Ramës me krimin dhe korrupsionin mbetet e fortë, Basha tha se dekriminalizimi që të zbatohet kërkon vullnet politik, gjë që tek kryeministri i vendit për shkak të lidhjeve të tij mungon”-thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së.
Edhe në takimin e pak ditëve më parë në Klos, sërish asnjë fjalë për Ilir Metën.
“Edi Rama rri dy orë në ditë në televizor ndërkohë që produktin e ka zero, zero për punësimin, zero për shëndetësinë falas, zero për legalizimin etj, etj. 1.2 miliardë dollarë të zhdukura në një vit të vetëm” – u tha Basha banorëve.
Emrin e Ilir Metës nuk e përmendin as deputetët e PD-së.
Dy ditë më parë, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka bëri këtë deklaratë:
“Shqiptarët po ashtu si ne janë koshientë se, kjo qeveri ky kryeministër paktin nuk e ka me ta me qytetarët e këtij vendi. Paktin e ka me krimin dhe oligarkinë. Kjo qeveri nuk është e qytetarëve kjo qeveri është e Prengëve, është e Kokëdhimëve”.
Po ashtu edhe Luçiano Boçi në një dalje nga selia e PD-së “harroi” Ilir Metën.
“Kjo është situatë e pastër inkriminimi ku një mashtrues financiar punon në ministrinë e Financave. Edi Rama dhe ministri i tij i skandaleve nuk kanë vullnet për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit. Ky rast dëshmon qartë vullnetin e Edi Ramës për të bashkëjetuar e bashkëqeverisur me krimin”.
Berisha ndërkohë as që bëhet fjalë të thotë ndonjë fjalë, pasi ai prej muajsh kërkon të nxisë diversion mes PS-së dhe LSI-së dhe vetë e pranoi sot se PD do të pranonte të bashkëpunonte me LSI-në, edhe pse, siç thotë ai, nëse ia kërkojnë numrat.
Në fakt, për Berishën, LSI-ja është e vetmja shpresë për të ardhur sërish në pushtet.
Dhe, duket se këtë gjë e kanë kuptuar të gjithë!
fillun fitrimet bllok shenimesh -vrases rrofte floriri -rrofte 21 janari rrofte gerdeci
E kqja e madhe e Shqiperise eshte LSI dhe Ilir Meta!
Ne se Sali Berisha mbahet gjalle akoma eshte Ilir Meta fajtori per te gjitha KRIMET e tij!
po cfare tashti, ilir meta eshte I mire apo I keq, cfare pret tema qe pd te thote per te ??
PD ne pushtet! I morì lumi shqiptaret,Mos harroni gerdecin , 21 janarin dhe detin e shitur