Takimi/Tahiri: Duhet plan europian për migrantët. Avramopoulos: S'do jeni vetëm. Dhe një vlerësim për reformën në polici

18 Mars 2016, 12:55Kronika TEMA
Takimi/Tahiri: Duhet plan europian për migrantët. Avramopoulos:

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri priti sot Komisionerin për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin Dimitris Avramopoulos.

Në fund të takimit, zyrtarët patën një konferencë të përbashkët për media:

Ministri Tahiri: Afirmuam të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Patëm një shkëmbim pikëpamjesh për reformat, që tregojnë hapa të matur dhe shtetformues, në mënyrë të veçantë kundër krimit të organizuar, drogës dhe krijimit të një mjedisi më të sigurt.

Patëm mundësi të shkëmbenim ide për bashkëpunime më të gjera, për ta bërë rajonin më të sigurt dhe krijimit të marrëdhënieve më të ngushta, që në luftën kundër drogës, korrupsionit, dhe në mënyrë të veçantë kundër terrorizmit të kemi rezultate solide.

Diskutuam për fluksin e migrantëve, e cila është një emergjencë humanitare. Shqipëria është e gatshme të bëjë detyrat, të mbajë përgjegjësitë e veta, në kuadër të një plani europian.

Jemi të gatshëm të kontribuojmë krah vendeve të BE, pasi asnjë vend nuk ja ka dalë i vetëm.

Ndamë bindjen që duhet më shumë koordinim mes nesh, nga shkëmbimi i informacionit, deri te pasja e strukturave solide për pritjen e migrantëve.

Ne nuk duhet të jemi vonë për të pasur një plan europian dhe ndaj i shpreha shqetësimin Komisionerit.

Komisioneri Avramopoulos: Falënderoj mikun tim, ministrin e Brendshëm, i cili është politikan i njohur këtu, por edhe një politikan i njohur jashtë vendit tuaj.

Kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer.

Europa përballet me një situatë të paprecedentë. As shtetet anëtare nuk ishin të pregatitura për tu përballur.

Por dua t’ju them se Shqipëria nuk do të gjendet vetëm, nëse do presë migrantë. Deri tani nuk ka indicie që Shqipëria të ketë prekur nga flukse migrantësh, por duhet të jemi të pregatitur. Unë e kam mirëpritur planin e emergjencave, që ka gati Shqipëria.

Megjithatë Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të ulur numrin e migrantëve të parregullt.

Gjithashtu në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, duhet të bashkëpunojmë më ngushtë kundër trafikimit të armëve dhe terrorizmit, veccanërisht kundër financimit të terrorizmit.

Unë dua t’ju përgëzoj për reformimit të Policisë. Unë ju përgëzoj për luftën kundër drogës, por edhe kundër korrupsionit në Polici.

I kërkojmë qeverisë të vazhdojë këtë punë, për të miratuar edhe reformat e tjera në gjyqësor.

Në fund Komisioneri pyeti i çuditur sa është nurmi i televizioneve në Shqipëri, pasi kaq shumë media nuk kishte hasur në asnjë vend. Kur mori përgjigjen 25, ai tha se kjo është një shenjë demokracie.

4 komente në “Takimi/Tahiri: Duhet plan europian për migrantët. Avramopoulos: S’do jeni vetëm. Dhe një vlerësim për reformën në polici”

  1. undefined says:

    Ore kurva politikan cfare plani europian llomotisni kur ne nuk jemi ne BE cfare kkkk beni marrveshje me te tille njerezish si ky greko-cifuti shkerdhate ky ben politiken e Greqise ne kete takim por jo te BE ore Tahir ore kokrra e kkk cfare kkk do te bejn tek ne refugjatet ata duan Europen dhe ajo ta zgjidhe kete problem por pa Shqiperine si nuk u bete nje here burra o kurva si nga PD ashtu dhe nga PS Turp prr kete Komb qe ka nxjerre bastarde te tille qe ulin breket para cdo te huaji dhr me keq pepara nje aziatiku “grek”

  2. EleΥΘeriskeΨi(1) says:

    nje fjale e urte thote “Kujdes nga greket me dhurata” !

  3. Atdhetari says:

    Cfare kermash jane,keta more vellezer? Nje Maqedoni me popullsi 2 milione,nga ku vetem nje,milione jane sllave dhe nuk perulet perpara askujt ndersa ne shtet me,i,madh na trajtojne si lecka.Do ta kthejne,Shqiperine ne,kamp te madh refugjatesh dhe depozite plehrash.Na premtojne BE ne,kembim,te marrjes se refugjateve, cna duhet BASHKIMI EVROPIAN I KERMAAVE NE,KUR DUAN TE NA SHKATERROJNE PERFUNDIMISHT? Per cfare? Ju premtohet kurvave te politikes sone qe te mbajne Karrige,.Do,kete lifte civile,do fillojne,perdunimet,vjedhjet,vrasjet sic e kane,bere ne Evrope.Cfare pune kemi ne me,refugjatet ne kem vuajtur 500 vjet nga keta kerma pushtuese dhe perse tani perseri? Ne,nuk,ja kemi borxh askujt.Ne nakthejne,refugjatet tane dhe duan te na i,ngjeshin dhe plehrat e botes

  4. arben muhameti says:

    Nje popull qe emigroi me shumice ne vitet90 ,si ne shqiptaret nuk mund te jete nje shembull i keq i mikpritjes dhe njerzillekut.
    Asnjeri nuk i kerkoi shqiperise se varfer te beje ate qe ben gjermania ,italia ,suedia etj.. sepse nuk mundet ,por eshte shansi ti tregoje evropes
    se edhe pse te varfer shqiptaret jane njerez humane e mikprites ,sipas mundesise qe kemi do marim edhe ne refugjate.
    Me vjen keq mua si emigrant e shqiptar,kur lexoj komente patriotesh e atdhetaresh ,per mos te pranuar asnje refugjat.
    Ata jane njerez qe kane ikur nga lufta,ka shume gra e femije,te semure ..ashtu sic iken kosovaret se i vriste serbi dhe ne i hapem dyert,se jane vellezrit tane.
    Tregohuni me human o njerez ,me njerezore …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje