Pas gjithë këtyre përshëndetjeve në gjuhë të huaja, është radha e përshëndetjes në gjuhën tonë nga ana e një socialisti të orëve të para.
Një shok i vjetër, me të cilin kemi bërë shumë beteja, jemi ndarë për disa kohë, pastaj jemi rigjetur sërish dhe jemi ribashkuar njëherë e mirë, shpresoj, duke dalë të gjithë më të fortë nga mësimet e të shkuarës.
Le ta mikpresim me një duartrokitje në foltore, kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe bashkëkryetarin e koalicionit të madh të Aleancës për Shqipërinë Europiane, shokun tonë Ilir Meta!
Meta eshte i majte dhe sigurisht qe eshte dhe do te jete ne koalicion .Me te majten e bashkuar, Berisha nuk e sheh as ne ender pushtetin.Degjojeni si ben shantazhe te ndyra dhe shiheni si eshte shperfytyruar .