Dhjetëra persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet ajrore në Raka të Sirisë. Ndërsa shumë të persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ky lajm bëhet i ditur nga Grupi Vëzhgues Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani të Madhe. Sipas raportimeve të tyre në mesin e të vrarëve ka gra dhe fëmijë dhe se më shumë dhe disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.
Para tre javësh në Siri hyri në fuqi armëpushimi duke bërë që niveli i dhunës në vend të ulet. Mjarrëveshja e armëpushimit nuk përfshin grupin terrorist të Al-Qaeda dhe militantët e shtetit islamik. Ndërkaq bisedimet paqësore për Sirinë po vazhdojnë në Gjenevë. Ende nuk dihen përgjegjësit për sulmin ajror.