Nga dita e sotme, tarraca e Bashkisë së Tiranës do t’i ngjajë një kopshti të gjelbëruar me bar e pemë. Në simbolikë të Orës së Tokës, një nismë botërore kundër ndryshimeve klimatike që mbahet çdo 19 mars, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me “Ecovolis”, ka nisur nga godina e saj zbatimin e nismës “Çatitë e gjelbra”, e cila më pas do të shtrihet në gjithë qytetin. Për këtë qëllim, tarraca e Bashkisë së Tiranës ka nisur të shtrohet me një tapet bari dhe pemë dekorative.
Punimet janë ndjekur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka deklaruar se ky projekt synon që t’i vijë në ndihmë gjelbërimit të qytetit, uljes së nivelit të ndotjes së ajrit, si dhe kursimit të energjisë që përdoret për ngrohjen dhe ftohjen e godinave.
Ai bëri të ditur se projekti do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të Tiranës, duke filluar nga zona e rrugës së “Kavajës”.
“Bashkia do të mbështesë projektin për të kthyer sa më shumë tarraca ekologjike, në lulishte mbi sipërfaqen e tokës. Është diçka që ndodh në vende të tjera që kanë problematika më të mëdha me ndërtimet. Edhe Nju Jorku, Londra e shumë qytete të zhvilluara, i kanë bërë tarracat e gjelbra për t’i hapur ndaj publikut. Mezi pres që të kemi shumë prej këtyre tarracave të gjelbra në Tiranë”, shtoi kryebashkiaku Veliaj.
po c’njujorku,londra e pordhe me rigone……………robi nuk ka uje te paster per te pire,ka shku muti ne gju e ju harxhoni milona per cati te gjelbra[si kokat e xhamive]………!!!!!????
esht si bicim “lesh bythe” por ksaj rradhe jo I zi e kacurrel por jeshil dhe I drejt si I ly me xhel.
dhe jo ne brim te bythes por ne maj te cackes se kokes…..
Per kete po heq blerimin nga parku i Liqenit….qe ti vesh neper çatia ?
Je ber o Veliaj propagandisti me kot i Shqiperise.