FOTOT/ Një rini e uritur! Pamjet e Kubës komuniste në kërkim të lirisë

21 Mars 2016, 17:37Lifestyle TEMA
FOTOT/ Një rini e uritur! Pamjet e Kubës komuniste në kërkim

Fotografi njujorkez Edu Bayer ka vizituar Kubën pak ditë para vizitës historike të presidentit Obama.

Bayer ka takuar të rinj kubanezë dhe ka biseduar me ta rreth ekonomisë së vendit.

“Shumica e njerëzve ende bëjnë punë shteti. Por të ardhurat vijnë kryesisht nga tregu i zi”, tregon një djalosh nga Havana.

Shteti komunist po sheh me sytë nga SHBA tashmë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar.

Turizmi shihet si një ndër burimet që mund të ngjallë vendin komunist të izoluar prej dekadash.

“Shteti bën sikur na paguan, dhe ne bëjmë sikur punojmë”, tregon një teknik telefonash publikë.

Sipas fotografit Bayer rinia kubaneze ka një mentalitet properëndimor: duan gjëra të mira dhe duan të vishen bukur, të argëtohen dhe të kenë lirinë e ndjekjes së ëndrrave të tyre: qofshin financiare apo jo.

Ata duan më shumë!

4 komente në “FOTOT/ Një rini e uritur! Pamjet e Kubës komuniste në kërkim të lirisë”

  1. borizanti says:

    ka lezet!
    tamam si dikur n shqipnin komuniste,kur shteti mendonte per njerzit kurse ata vec bonin qejf,sipas parimit “ha pa lek fli pa brek”!
    t gjith ishim njisoj,kishim koh boll me bredh rrugve perdit e pernat.
    nuk cante trapin kush,jo pse m preke makinen,jo pse m hyne n bacen teme.. si sot qe vrasin njeri tjetrin per nji cop tok .
    atehere ishim te gjith pronar te gjithckaje.,te lumit,te tokes,te detit,te ajrit.
    tash del tjetri ve gardhin dhe s t le as ta shofesh detin. atje ku der dje ti ke bo shurren cdo mbromje kur shetisje anes detit.
    hajt se sic duket do ta hajn kacarrumin demokratik edhe kubanet si ne shqiptart,qe jem bo njerst me t ndyt t universit.
    ca budallsh jan njerzit. I rre mendja se do bohen bosa, e si mund t bohen krejt pasanik dhe bosa? kush do punojn masanej per ta? alienet?
    vec nji grusht njertzish do pasurohen me shtet. te tjeret me krime, shumica fukarenj pa buk,pa ship,pa lek,pa fjal. e kush e ngjo ca flet fakiri? ngjojm ca flasin pasunikt ne tv.
    megjithate nji gje esht e mir
    n ato maja rripa rripa….. edhe demokracija kshtu osht. ai qe osht I pasun sot bje neser dhe ja hyp tjetri .
    me rradh mo!!!

  2. Genti says:

    Kam qene mbi 20 here ne Kube. Populli me dembel ne Amerike. Kane per te ngel si Shqiperia ne Evrope.

  3. Bushi says:

    Po shkeli ne Kube amerikani,e hengri te semes si shqipetari.Ta qaj kubani kete liri qe ka deri sote.Neser do hyj liria e rruges, e kerbaçit,do ngallen huliganet,dhe nuk do dine se nga te shkojne KUBANET.

  4. xhevdet mbreti says:

    n koh t enver hoxhes ishte qejf I modh., njerzit rrojshin si n kamping. ushqim bio. pa stress. shoqni e modhe. sot po rrojm si n fabrik prodhimi ekonomik. gjithanej ndigjo vec fjalet “sa lek bo”, ,”sa kushto”, “ble,shit” dhe kur fillojn lajmet me “u vra edhe nji I fort.” te duket vetja si n luft. qaheshim nga zborri me pushk druni anes brigjeve t lumenjve piktoresk atehere,dhe po jetojm ne luft te vertet me viktima sot……
    bukuri e modhe esht kur shko ne eskurson me shoqni,ha pi luan ajer I paster…
    kshtu ishte jeta atehere se me ceshtjet e shtetit merreshin komunistat . ata qinin trut e tyre.
    populli bente pall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje