INTERVISTA/ Edi Rama: Nuk shoh rezistencë për reformën. Zgjedhjet e parakohshme?! Janë PLANI C!

21 Mars 2016, 16:17Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Në të parën deklaratë për mediat pas kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, i pyetur për ecurinë e mëtejshme të procesit të reformës në drejtësi, shprehet se priste më shumë rezistencë për draftin e reformës. Ai thotë se nëse nuk do të ketë pengesa të reja rrugës, është i bindur se reforma do të kalojë “pa stërmundime”, shprehet Rama për Javanews.al

Ndërkaq, duke korigjuar deklaratën e tij të hershme rreth Planit B, i cili u konsiderua nga opinoni publik sikur nënkuptonte zgjedhjet e parakohshme, Rama shprehet se në fakt këto zgjedhje “janë Plani C”, si për të treguar sa e largët është sipas tij kjo mundesi. Rama thotë megjithatë  se “është plotësisht dakord me ata që flasin për zgjedhje të parakohshme, nëse reforma s’kalon”.

Ja prononcimi i plotë i kryeministrit Rama për Javanews.al:

Zoti Rama, sa besoni aktualisht se reforma nuk do të bjerë viktimë e makinacioneve politike, prej të cilave shumica qeverisëse u mundua ta mbajë larg procesin me këmbëngulje në muajt e shkuar?

Une besoj shumë se do te behet gjëja e duhur. Kam pritur më shumë perpjekje për ta penguar reformën. Ato kanë qenë mjaft të dobëta, po të kemi parasysh se sa të forta janë qëllimet dhe propozimet që permban kjo reformë.

Pra gjithçka deri me tash ka qenë fare normale, edhe sikur të kishte pasur shumë më tepër përpjekje për të ngritur pengesa, përsëri nuk do të kishte qenë anormale. S’ka reformë pa reaksion dhe kjo nuk është një reformë e zakonshme, është një tërmet! Prandaj nëse trendi i mëtejshëm do të jete ky i derisotmi, reforma do të kalojë pa stërmundime.

A e konfirmoni qartë dhe prerë se në rast mosaprovimi të reformës në drejtësi, do të kemi zgjedhje të parakohshme?

Une s’flas asnjëherë me nëqoftëse dhe nuk shoh arsye për të menduar zgjedhjet, përderisa plani A është në rrugën e vet të natyrshme dhe as që është shtruar fare deri këtu nevoja për planin B!

Zgjedhjet do të ishin plani C, pra një mundësi shumë e largët që mbase do ta konsideronim nëse plani A nuk funksionon dhe nëse plani B nuk realizohet…

Por, thënë këto, jam plotësisht dakord me ata që kanë folur për zgjedhje nëse reforma s’kalon, në kuptimin që kjo reformë nuk mund të dështojë sikur asgjë s’ka ndodhur! Sepse është reforma që garanton të gjjtha reformat e tjera.

3 komente në “INTERVISTA/ Edi Rama: Nuk shoh rezistencë për reformën. Zgjedhjet e parakohshme?! Janë PLANI C!”

  1. RILINDJA ME BYTHE PERPJETE says:

    zgjedhje te parakohshme nuk po ta mban bytha

  2. Centauri.al says:

    Bullshit Rama,
    Reformat i bejne njerzit dhe po njerzit jane ata qe i zbatojne reformat.
    E para, reforma ne drejtesi po behet nga po ata njerez te politikes qe kane leshuar mjeker e jane plakur ne politike keto 25 vjet tranzicion.
    E dyta, kjo reforme do te vihet ne zbatim nga po ajo kaste e kompromentuar dhe e inkriminuar prokuroresh, hetuesish, gjyqtaresh dhe juristesh qe kane 25 vjet qe shijne ne te kater anet per hesap te vet dhe te tutoreve te tyre ne politike.
    E treta, te dy qe po projektojne, qe do miratojne dhe qe do zbatojne reformen, ne krye te tyre kane individet dhe bandat e tyre qe presupozohen te jene objekt I goditjeve dhe spastrimeve te kesaj reforme.
    Dhe konkretisht,si mund te pritet dhe shpresohet per nje reforme efikase dhe radikale per te goditur dhe spastruar drejtesine dhe politike e inkriminuar kur kji reforme do patjeter konsensusin dhe viston e Berishes dhe Lulzim Bashes, kur ata kane nje mal me dosje qe presin prej vitesh Godone e Drejtesise.
    Ky mashtrim nuk kaperdihet edhe sikur te shtohet ne fund te tekstit te reformed paragraf:
    “Reforma nuk ka fuqi prapavepruese”.
    ” Te gjithe nenshkruesit e reformed jane te
    amnistuar nga krimet objekt te reformes”.
    E katerta, as Asistenca e Nderkombetarevr dhe Vula e Komisionit te Venecias, nuk jane asnje lloj garancie se Reforma ne Drejtesi do beje drejtesi dhe do I ndryshoje doren korporates se krimit politik, juridik, gjyqesor dhe ekonomik qe e grin dhe rrjep trupin e drobitur nga grabitja dhe emigraciimi te Shqiperise, sepse kjo asistence ka qene aty, prezente, trajnuese dhe miratuese per te gjithe vandakun e reformave pa fund qe jane miratuar me hosanara dhe qe kane deshtuar me po aq fanfara tejpertej tranzicionit.

  3. Shefqet Cela says:

    DO TE PARAPELQEJA REFERENDUMIN PER REFORMEN QE TE VIHEJ NE JETE VARIANTI ME I MIRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje