Ben Blushi paralajmëron largimin nga PS: Nuk qëndroj në ndërmarjen private të Ramës

22 Mars 2016, 09:20Politika TEMA

Në emisionin e mbrëmshëm “Top Story”, Ben Blushi u shpreh i bindur se përfaqëson shumicën e anëtarësisë së PS-së dhe ishte akoma më i ashpër kur foli për “Rilindjen”. “Të jesh i bindur që Edi Rama është pakicë në Partinë Socialiste dhe ndaj ka frikë nga zgjedhjet”, deklaroi Blushi.

“Rilindja kapi Partinë Socialiste në Kongres. Rilindja ka falimentuar dhe Edi Rama është përfaqësuesi tipik i saj”, tha Blushi.

Blushi tha se nuk do të tërhiqet nga beteja për të zhvilluar zgjedhje për kryetar të Partisë Socialiste dhe do të vazhdojë të qëndrojë dhe luftojë brenda kësaj force politike deri në pikën kur…

“Megjithëse më vodhën bicikletën (vendimet e Kongresit) unë do vazhdoj të eci.

Mund të eci pak më avash, por do të eci sërish.

Do të vazhdoj të luftoj brenda Partisë Socialiste deri në momentin kur të jem bindur që Rilindja dhe PS janë bërë një”, tha ai.

Ai tha se kërkon zgjedhje për kryetar në PS dhe se ka një plan, një alternativë për shqiptarët.

“Unë ofroj rritje rroge për shqiptarët, ofroj punësim, rritje ekonomike. Edi Rama çfarë ofron? U thotë që ka punë, por ju jeni dembelë. Kjo është ajo që e tremb atë dhe refuzon zgjedhjet”, deklaroi ai.

9 komente në “Ben Blushi paralajmëron largimin nga PS: Nuk qëndroj në ndërmarjen private të Ramës”

  1. "Horri i Bulevardit" says:

    Une ofroj RRITJE RROGASH, thote cuni i Kicos. Uau, bravo benka, por si do ti urdherosh privatet, qe te rrisin rrogat?, kete se degjova, tek thenia jote e famshme.
    Apo do te rritesh rrogat e administrates?, por me cfare stili ekonomik do ti rritesh rrogat?, me stilin komunist, te gjithe ne pune dhe ……
    Apo do ti fusesh te gjithe shqiptaret ne pune shteti?.
    Ti ofron mrekulline, ai nuk ofron asgje, keshtu thua ti.
    Por po te mos kishe qene anetar qeverie, ne disa poste ministrore, ndoshta mund te rrehesha, nga deklarata jote, por more shoku beni, ti ishe anetar qeverie, me xhaxhi tosin krieminister dhe sbere gje, pse duhet te besoj tani?.
    Apo te ka thene babi Kico, thuaj keshtu se me keto lloj dekllaratash, ja u rrasem shqiptareve!.

    1. LORA says:

      BIG Like, Horro.

  2. toni says:

    Voten time e ke Ben Blushi. Do Zoti sna zhgenjen edhe ti!

  3. Faja says:

    O trap , a se kupton qe shume ke ndejtur ne PS.

  4. berisha says:

    Te lumte Benka. Ashtu me te lumte. Nuk behet stan me lepuj. Largohu sa me pare qe te shpetosh…..PS sigurisht. Dhe nuk do jesh burre po nuk more edhe 3…4 te tjere me vete. Dhe qe ti besh gropen Rames shko sa me pare te Sala. Shpejt Benka se autobuzi i PS po ecen shpejt dhe ty te ze makina. Zbrit shpejt e prit te vije xhaxhi me gomar, se ai eshte tamam per ty.

  5. perla says:

    Beni,kaq ishte misjoni juaj,icaktuar nga pd tani cdo gje met fund per ty ne ps

  6. aqif tahipi says:

    O Beno me duket se te mori ne qafe kaqi i zi me keshillat qe te jep . Aman vetem ti mos ik se do na lesh pa demokraci . Megjithate nuk e besoj te ikesh ,sepse ti pa ps je shume i vogel ,ndersa ps nuk pjerdh as per ty as per rame as per tos as per xhep .Pra ps ka qene edhe pa ju dhe do jete edhe pa ju. Se dyti qe te krijosh levizje dhe fryme te re politike duhet vendosmeri , qe nuk e ke treguar me vepra , me fjale po.

  7. Pagat says:

    Rritja e pagave eshte nje fenomen kompleks dhe nuk mund te behet ne menyre arbitrare. Rregulli themelor: Paga varet nga produktiviteti i punes. Pra, se sa vlere, shkurtimisht pasuri, krijon secili ne nje ore. Keshtu perkufizohet produktiviteti ne sistemin e sotem: aftesia per te krijuar pasuri. Pra leva e Arkimedit eshte puna. Por nga ana tjeter, pjesa me e madhe e dallimeve ne page nuk ka te beje dhe aq me faktin, sa i mencur, kreativ, apo i zellshem eshte nje njeri. Kjo varet ne nje mase te madhe nga fakti, se c´profesion ka zgjedhur ai. Sepse disa lloje profesionesh krijojne me teper pasuri se te tjerat, prandaj jane edhe me te paguara.

  8. Azio says:

    Mbi cfare baze, ti Blushi,premton rritje rrogash,punesim dhe te tjera xhevahire qe nxjerr nga goja jote plot mllef?
    Djalosh! Mblidh mendjen ,se me dukesh se po shkon vertete per lesh.Ka rrezik te zesh pavjonin 17.
    Ti mendon se populli eshte budalla dhe I marre te besoje budallalleqet e tua?
    PS eshte shume e durueshme me ty,duke te dhene shans te flasesh e te kritikosh cilindo ashtu sic ta do bytha ty,por mos harro se nje apo dy here shkon shtemba ne cesme dhe pastaj thyhet per te mos u ngjitur me.
    Nje keshille shoqerore kisha per ty: Shko nje here tek neurollogu se mbase ke probleme me trurin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje