Të dyshuarit Deivis Muka dhe Matilda Mertini, të akuzuar për vjedhje, u liruan sot nga Gjykata e Tiranës, me kërkesë të vetë Prokurorisë.
Nga arresti me burg, gjykatësi u caktoi atyre masën e sigurisë “detyrim për paraqitjeje”.
Këtë masë sigurie, mësohet se e ka kërkuar prokuroria e çështjes, Elina Kombi, pas udhëzimit të drejtuesit të Prokurorisë së kryeqytetit, Petrit Fusha.
Në argumentat e Prokurorisë ku bazohet kërkesa për hetimin e të dyshuarve në gjendje të lirë, thuhet se Policia e Shtetit nuk ka dërguar prova të tjera, që implikojnë dy të dyshuarit në vjedhjen e disa makinave, siç ka raportuar vetë policia në komunikatën ditore pas arrestimit të Mukës dhe Mertinit.
Por AbcNews ka raportuar sot se shkresa e Prokurorisë është korrigjuar në momentet e fundit dhe shprehja “arrest me burg” është zëvendësuar me “detyrim paraqitje”.
Në shkresë duket qartë fshirja me korrektor dhe plotësimi më pas me dorë i kërkesës drejtuar gjykatës.
Por Prokuroria ka harruar ta bëjë këtë korrigjim edhe në tekst, ku në faqen e fundit, tre paragrafë mbi nënshkrimin e saj, shkruhet e zezë mbi të bardhë, “arrest me burg”.
Nuk dihet se si një shkresë zyrtare mund të përfundojë në këtë gjendje, a është mungesë profesionalizmi apo ndryshim i kërkesës në momentet e fundit për arsye të panjohura.
Sipas prokurores që ka nënshkruar kërkesën, rezulton se dy të dyshuarit Muka dhe Mertini kanë kryer vetëm vjedhjen e sendeve personale në një makinë të parkuar në një qendër tregtare dhe jo disa makinave siç pretendonte policia.
Aty, të dyshuarit kanë vjedhur 4 parfume, një orë “Rolex”, një palë syza dhe 260 euro që ndodheshin në mjetin “Benz”.
Pas vjedhjes ata janë larguar me mjetin e tyre “Smart”, por gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Kështu që, bazuar në kërkesën e korrigjuar të prokruorisë, gjykata ka urdhëruar lirimin e të dyshuarve nga qelia, duke u caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitjeje” çdo të hënë pranë oficerëve të policisë gjyqësore.
hahaha prokurori e leshit drejtesi alla albania, duhet te vjedhesh gjith mercedezin qe te shkosh ne burg,
Kur te kapin me dy gota alkol te rrasin brenda dhe Petrit Fusha kerkon gjithmone arrest me burg pa afat. Por po u kape duke vjedhur Tit Fusha behet tolerant dhe te le te lire. Nje tub idiot alkoli qe nuk dihet se kush e ka koaliduar quhet prove ndersa kur te filmon kamera duke vjedhur je i pafajshem.
Te rrofsha pallen o shtet!
Petja, keto i ka allishverishet e fundit, se i ka ardh dita jo me u largu por me u burgos. Me cfare do ti blej makinat lluksoze te femiut te vet, po mronat dhe sipermarjet a i ka te deklaruara se ku i ka xane gjithe ato leke. Apo ka shit pronat si katnar qe eshte.
Po ku ka shkrese zyrtare me korigjim more morr hajdutit.
O mjer ky milet qe nuk ja kane rras tamom se kur i kete shkuar ne rrnxe Titit aehere do kujtohen per Tit Fushen e Tik Dhallen.
Ta fusin n burkt se ka leke ai per te paguar koleget e vete dhe gjyqtaret.
C’fare kombesie do te kete kjo Elina valle?
Shume mire qe media po i demaskon keta abuzues.
Hajduti thote pa te keq se “e kam babin drejtor”. Ndoshta me kete donte te thoshte qe jam hajdut, njelloj si babai im, ne drejtorine ku punon.
Prokurorja dhe shefi i saj e treguan fytyren e tyre, duke zbatuar standarte te dyfishta.
Edhe nje here faleminderit medias qe na tregoi fytyrat e dy hajduteve dhe fytyrat e verteta te prokuroreve: Elines dhe Petritit.
Gjithsesi presioni i medias duhet te vazhdoje deri ne fund. ?