Aktori i njohur Bruno Shllaku, në një intervistë për emisionin “Debati” të Roland Qafokut, flet mbi anëtarësimin e tij në PS dhe polemikat e shkaktuara për këtë veprim.
Çfarë ndodh zoti Shllaku që ju keni këtë afeksion për zotin Rama?
Nëse i referohem Frojdit, nëse njeriu nuk ka pathos, ose nuanca të fshehta, atëherë është qenie e rëndomtë. Rama mua më emocionon shumë, e them vërtetësisht, ndjehem i privilegjuar që është kryetari im. Ka oratori. Unë i admiroj njerëzit që dinë të flasin, kemi jashtëzakonisht pak të tillë.
Ma bëtë mishin kokrra- kokrra zoti Shllaku. Çfarë ka ndodhur?
Ç’mund të ndodhte, nuk më kanë falur ndonjë pallat 50-katësh. Absolutisht jo.
E keni njohur Ramën më parë?
E kam njohur si basketbollist, si artist.
Cilat janë cilësitë më të mira të tij?
Edi është burrë.
Si e keni provuar burrërinë e tij?
Burrërinë e Edit e kam provuar në disa raste nga fusha e basketbollit. Shumë burrë! Një burrë në sheshet dhe pavionet ku je përballë njerëzve ku nuk dinë se çflasin. Aty tregohet burrëria, shpesh herë edhe me heshtje. Në mënyrë burrërore ai i ka kaluar sikur të mos ishin.
Po ka një të vërtetë si kryeministër. Punët nuk po shkojnë dhe aq mirë. Ekonomia është në rënie.
Ekonomia është në rritje.
Këtë unë po e dëgjoj vetëm nga ju dhe ministri Arben Ahmetaj.
Me këto refroma që ka bërë Edi Rama do kishim pasoja. Por këto reforma me apo pa narkozë ishin dhe janë të domosdoshme. Edi Rama është një reformator i jashtëzakonshëm.
Ma bërë mishin përsëri kokrra- kokrra. Ne këtu në Tiranë nuk mendojmë kështu. Nuk e di si ju duket ai andej nga Shkodra?
Nga Shkodra dhe tërë Shqipëria, Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka patur Shqipëria.
Meqënëse po flisni si artist për një artist që është kryeministër, po ju them diçka: Nga 33 kryeministra që ka shteti shqiptar, Fan Noli dhe Edi Rama rezultojnë të jenë me profesion artist. Si kryeministër Noli dështoi me sukses. A ke merak që fatin e artistit Fan Noli mund ta ndjekë edhe Edi Rama?
Nuk duhet të ngatërrojmë epokat. Nuk krahasohen legjionët e Romës me marinsat amerikanë. Në kohën e Nolit ishin kushte jashtëzakonisht të errëta, jo bardhezi, por errësirë pus, errësirë.
A gjen krahasim mes Ramës dhe Nolit? Noli përkthente në zyrë, Rama bën piktura.
Është njësoj sikur të gjykoj profesorin tim të ndjerë Kadri Roshi, se aftësinë e kujt do të kishte po të mos gjuante peshk.
Ndërsa në historiografinë e politikanëve shqiptarë, Rama ka një kënd të veçantë, atë të novatorit në gjithçka, në parti, në Shqipëri. Ai e bëri Tiranën për të jetuar njerëzit.
Nga se ndryshon Edi Rama nga Sali Berisha?
Absolutisht nuk ka asnjë ndryshim nga Sali Berisha. Berisha ka një figurë totalisht të vetën, Edi Rama është një figurë tjetër.
A e vlerësoni Berishën?
Nëse nuk e vlerësoj, i bie të mos jem shqiptar. E vlerësoj deri aty ku meriton të vlerësohet.
Unë i përkas asaj familje që ka qenë e persekutuar. Kur erdhi Partia Socialiste në pushtet filluan të marrin dëmshpërblimet.
A i keni marrë ju dëmshpërblimet si i përndjekur?
Po, i kam marrë dhe po marrim edhe të tjera. Tani nga bashkëshortja ime. Vetëm me këtë qeveri të përndjekurit po dëmshpërblehen sipas asaj që është premtuar.
Keni treguar një histori me babain e ministrit të Jashtëm, Sul Bushatin, kur ka qenë sekretari i Parë dhe ai ju ka dhënë të drejtë, kur dikush ka thënë se e lë teserën e partisë nëse ju vazhdoni të kishit role?
Bëhej fjalë që unë të mos afrohesha farë fizikisht në teatër. Unë të gjitha rolet i kam për shkak të kësaj historie me Sul Bushatin. Ajo ka qenë historia më rrënqethëse e jetës sime. Të jeni të bindur që Sul Bushati ka një galeri të tërë që ju ka bërë ndere njerëzve, ai e meriton atë mbiemër të madh. Unë do t’i jem mirënjohjës Sul Bushatit deri në vdekje. Ai kurrë mos u bëftë, por nëse do të ketë nevojë për grupin e gjakut tim, unë do t’i jap edhe gjakun tim. Ai njeri më ka vënë në piedestalin e teatrit Migjeni. Është nder që unë edhe sot e kësaj dite eci me emrin e teatrit Migjeni.
Si ishte kongresi i PS, se ju keni thyer disa rekorde. Anëtar vetëm 24 orë dhe u bëtë delegat?
Kongresi ishte i jashtëzakonshëm. Partia Socialiste është partia më e mirë në historinë e Shqipërisë.
Si iu duk fjala e zotit Ruçit në Kongresin e Partisë Socialiste?
Nuk dua ta komentoj atë si njeri, por do ta përmbyll që është një politikan i mirëformatuar. Ai është sfinks i Partise Socialiste.
A do ta kishe thënë këtë kur ai ishte ministër i Brendshëm pas ngjarjeve të 2 prillit 1991?
Po ta them sërish, ai ka ardhur në Shkodër, ka kërkuar të falur në shumë vende dhe e ka sqaruar pozicionin e vet dhe përderisa nuk ka pasur reagime, këto që vijnë mbrapa janë kot. Atë e akuzuan për shumë gjëra, por asnjë prej tyre nuk rezultoi e saktë. Kjo gjë tashmë është e sqaruar dhe Ruçi nuk ka lidhje me asnjë akuzë nga ato që u bënë atëherë.
Si e komentoni shkrimin e gazetarit Enkel Demi këtë të hënë?
E mira e të mirës është që kur shkruhet për familjet, duhet të vijnë të pyesin nëse njerëzit janë gjallë dhe nëse të mungon ndonjë monografi e familjes sonë, e vëmë në dispozicion për ta lexuar e më pas të fillojnë të shkruajnë. Nuk mundemi ne që të gjykojmë veprimtarinë e babait tim qysh në 1948 kur hapet teatri i parë gjysmë profesionist. Teatrin e sindikatave e hapi Lenc Shllaku. Partia e Punës ishte asaj kohe, me të cilën babi im ishte në armiqësi, por ajo parti nuk i hante asnjë hak të punës së tij. Babai im shihej si një Zot. Ai ishte ai baba që në vitet e hershme para se të caktohej djali i tezes i Stalinit, Horava për të luajtur Skënderbeun, ishte Lenc Shllaku që po shkonte për të bërë kinoprovën në Moskë, dhe e ulën nga aeroplani.
Babi juaj do luante Skënderbeun?
Po, ai që luan Gjonin.
Po kush e ndaloi?
Partia e asaj kohe.
Nuk keni ndonjë emër konkret?
Po ai ishte Lenc Shllaku, vëllai i Gjon Shllakut, se Gjon Shllaku është dënuar me pushkatim pa mbushur 17 vjec. Ai mban vulën e një trakti, ishte si bejte.
A mund të recitoni ndonjë varg?
O ti djalë, o djalë i ri
Që ty vetja në qejf të ka hi
Hiqi sytë o prej Moskovit
Ashtë turp për ne shqyptarë
Në komunizëm me u rrëkatë
Tuj pas fenë që na e lanë të parët
Iliri e shqyptarit me marre po do me i shti
Mos përmend Lenin, Stalini, Deka vulën e ngjyen në Kremlin
Është pa vend me i trumbetue
Në popull të vet mordja asht lëshue
E ashtu natën pa hanë në Shqypni thanë don me ardhë
Pashkë Defrom do të mërgojë
Shpirti i mjerëve do të shkretojë
Çoju në kam o djem
Ta shpëtojmë këtë Shqypni
Komunizmi tash ka hi me e përpi tokën e të parëve
Kisha e xhami do të rrafshohen
Priftërinjtë në burg do të ngujohen.
Kjo është shkruar në 1946 dhe për këtë u dënua me vdekje, pa mbushur 17 vjeç. Ai është helenisti i fundit i Evropës. Përkthyesi i Iliadës. Një njeri për të cilin parlamenti grek është çuar në këmbë kur ka mbajtur fjalën.
Nëse do të ishte gjallë çfarë do t’i thoje?
Xhaxhai im ka qenë gjallë dhe i nderuar kur ka përfundu Iliadën dhe Iliada është trumbetuar në të gjithë botën prej ekzekutuesve të jetës së tij.
A ia kanë dhënë nderin që duhej?
Absolutisht po. Ndoshta në atë kohë s’kishte krizë intelektualësh të vërtetë. Të gjtihë ishin të politizuar ndërsa xhaxhai im vinte nga burgjet, por me një punë të mrekullueshme që nuk mund ta bënte kushdo. Xhaxhai im shkruante natën në burg nëpër thasët e çimentove, teksa përkthente Iliadën dhe kur ka dale, i ka bërë një rikonstruksion dhe doli ajo që doli, Iliada.
Si ju duket qëndrimi i Blushit?
Me gjithë respektin që mund të kem për letërsinë e tij dhe për të personalisht, e rithem, Partia Socialiste është kjo që është dhe ky lloj debati vetëm në Partinë Socialiste mund të ndodhë. Po të ndodhte diku tjetër kam bindjen që nuk do të kishte pasur këtë zgjidhje.
A ka të drejtë Ben Blushi?
Ben Blushi mund të ketë 1000 të drejta të cilat i di ai, kurse unë kam vetëm një akt, që më fal zoti Blushi, por për mua nuk ke të drejtë, sepse ashtu mund të diskutohet dhe mund të ecet pa asnjë stacion, kur Edi Rama është humbës, por ai nuk është humbës. Nëse do të jetë humbës, edhe unë votën time do t’ja jap atij që është fitues. Nëse Rama është humbës unë s’ja jap votën që të jetë ai si kryetar partie.
Rebelimet vijnë nga Shkodra. Mimoza Hafizi është shumë kritike ndaj kryetarit tuaj.
Partia Socialiste kjo është, nuk ka diktate, nuk ka presione. Anëtari më i thjeshtë nuk qëndron në trysninë e askujt.
Po sikur Mimoza Hafizi në 2017 të mos jetë në listën për zgjedhjen e deputetëve, do ta thoni përsëri këtë?
Ky nuk quhet diktat. Me ndoshta dhe po sikur, nuk ecet në politikë. Pse të mos jetë, mund edhe të jetë. Moza nuk flet kot dhe Edit thënia e saj nuk ka për t’i ikur si një thënie në tym. Mikja ime dhe komshia ime profesoreshë Hafizi gëzon respektin tim.
Je nostalgjik i asaj kohe qe ke punuar ne teater kujton se Rama te kthen kohen e humbur por ti ske qene asnjehere aktor i mire ti je bere aktor nga shkolla qe ke bere ti se ke pasur me te lindur aktor i shtirur vedem deshiren ke pasur por jo talentin .Nuk eshte faji i jone e smund te jetoni me forcat tuaja si ne gjithe boten por doni para nga ne cfare borgjit ju kemi ne qe merrni para nga taksat tona punoni edhe ju si ne kujtoni se njerezit jane te detyruar me ardhe ne Teater si ne kohen e diktatures qe u perdorte Teatri per propagande se sillnin ndermarrjet me rradhe ti pa veprat e partise mos enderro kot se nuk pjerdh njeri me per teatrin tuaj se kemi ku kalojme kohen me gjera me te rendesishme e zbavitese sipas mendjes tuaj njerezit qe nuk ndjekun teater jane injorante por me injorante jeni ju qe keni ngel mbrapa n kohen e Enverit e Sul Bushatit dhe mos kujto se ju ben moral njerezve se nuk prek kend me veprimin tend se njerezit jane te vetdijshem dhe me i kuptuar situaten ku ndollen dhe cfare veprimit duhet bere dhe njerezve vetem se ju shton me shume kundershtite me keto veprime moraliste e nostslgjike te tuat por gezou ti per veten tende keshtu kane vepruar edhe te burgosurit ordiner qe votonin PPSH dikur efhe PS me vone se akoma trashegonin ate propaganden e burgut edhe ti tradhegon ate propaganden qe ju kane bere juve femijve te persekutuarve .Ti ke mohuar xhaxhain per nje vend ne Teater per interesat tuaja personale dhe sot na ben moral ne kjo trgon se ti k qene gjithmon i pa afte se nuk ke arritur te nderyosh nje identitet e nje personalitet tendin dhe te pelqen Rama si orator aq i pa afteji sa djallzite te duken oratori kjo eshte mungese e jotja qe hecen mbas njerezve dhe te pelqejne anti vlerat qe shfaqin ata .Edhe ti si shume te tjere keni ngelur mbrapa ne kohe ti beju antar plotesoje endrren tende por mas na u shit ne se ji aq i rendesishem qe ne me te ndjek ty dhe mos kujto se ne besojme ne njerez qe skan dhene asnje shenj besimi dhe Rama eshte burri me i pa bese qe ka pasur Shqiperia si kryeminister.
Shkrim me gabime te medha. Te duket sikur nuk eshte shqip, por ndonje gjuhe e pakuptueshme. Perse i botoni me gjithe keto gabime? Apo qe mos t’i kuptojne lexuesit. Nga poezia e Shllakut pothuajse nuk kuptova asgje. Eshte faji i tij, apo i gazetarit? Edhe “Meshari” i Buzukut kuptohet me mire; e pra, gati 500 vjet me pare.
E keni nisur intervisten “Shkrimtari i njohur Bruno Shllaku….”, etj. Me vjen keq, po po e quaj lapsus. Duhej te ishte “Aktori i njohur Bruno Shllaku…”.
Lum xhaxhai per nipin
Ti paske pjerdhur or cun.
Te prift e mara o z.Shllaku.Kur te festohen pervjetoret e festave komuniste ,shko merr pjese z.Shllaku.Edhe kur te flitet per Enverin e PPSH ,mos hezito te duartrokasesh.E kur te pyesin nga varri njerezit e persekutuar ,thuaj qe i morem paret e jemi jek e jek me PS.Te ishe tek 20 -at ,ndoshta do e kuptoja por burre medemek i formuar dhe te tille iniciative bukeshkale …. qeni uu kthye te te vjelltat e veta ,thote Bibla.Kjo meqe je dhe katolik e ju katoliket ,PPSH ju ka dashte shume.E si aktor te shkoka roli i Judes ,ai i tridhjet asprave.Nejse ti su pagove me aspra po me lek……si i persekutuar ,kuptohet.E puthe Jezusin para kohe.Ma bej hallall gjuhen e ashper ,ashtu si nenes PS ,persekutimin.Po jam lodh tuj pa kapercimin e ylberit nga te persekutuemit e rregjimit komunisto-socialist.Sa poshte ka ra katundi….thote nje film i komunizmit.
O shkodran kokrra e njorantit ……Keni nje paradoks te madh te madh ju shkodrant qe jeni me PD sepse demek bani pjese ne kete parti me qe asht anti-komuniste dhe nderkohe paradoksi ma i madh asht qe leni kryt per Sali Berishen KOMUNISTIN E VERTETUM …njs ceshtje injorancet e mendjet te mykun ti e nji pjese e madhe qe keni met ne Shkoder, e prandaj Shkodra ka met mrapa. Na del ktu tu na ba gati gati naj poem vajtuse, qe ne fakt duhet me ia ba ju vedit se keni votu e votoni me sy myll nji komunist qe thjesht tallet me injorancen tuj ktu e 25 vjet. Edhe Enverin 50 vite tipat Saluku e ti e kan mbajt ne pushtet, tesh me radhe shkon kjo pune mbaje ti salukun nja 50 vite tjera. Shndet e t’mira ?
Nuk behet ky vend me oratorine e Rames do vizion jo vetem te qarte po dhe te drejte. Dhe ky Rama keto nuk i ka.
Gazetari qe e ka botuar kete, duhet te jete ndonje fshatar i Ures Vajgurore, me kater klase shkolle. Po na shpifni edhe leximin, o halldupa.
BRUNO TANI NA TREGO DHE PSEUDONIMIN QE KE PAS SI SPIUN I SIGURIMIT QE TA MBYLLESH TABLLON
Dua ti them disa shkodraneve qe lepijne buthen e salehut, se nuk eshte e vertete, se shkodranet kane qene te gjithe antikomuniste, se komunisteve shkodrane dhe korcare, ja pa fatkeqsine gjithe Shqiperia, qe se njihnin fjalen komunizem.
Mos harroni se grupet e para komuniste ishin shkodrane dhe korcare dhe ketu e mbyll, kete muhabet, duke i thene saleheve, pirdhuni.
Disa komentues te salibythes ketu, mundohen te denigrojne aktorin Bruno Shllaku.
Une ju them se z. SHLLAKU e ka kuptuar nga te paret, qe PD, eshte ngjizur nga partia e punes, qe e shkartisur me ish spiunet, smerret vesh se cfare mbetjesh ultra komuniste-spiune-sllave mban.
E dyta eshte se ata ish te persekutuar qe ju bashkuan salehut, nuk ju bashkuan se ftyra e salehut i pelqeu, por se salehu ju nxorri dosjet e spiunllikut, qe kishin bere nder vite dhe u detyruan, te lepijne edhe bythen e salehut, sic ja lepinin konstruktoreve te sigurimit neper kampet e punes, duke ridenuar te tjeret, me shpifje.
I nderuari Shlaku!
Elozhet drejtuar Ramës flasin për një entusiazëm subjektiv tëndin ndaj tij dhe kjo, me tone të përgjithshme, mbetet këndvështrimi yt.
Kur ti thurr elozhe Ramës për fizionominë e Tiranës, ngaqë jam autoritet formal (dhe informal) i estetikës, pra i teorive për artet, ta them plot gojën se njohuritë tuaja për artin i ke stereotipe dhe të cekëta. Rama e ka shëmtuar Tiranën, nëse ai është autor i betonizimit. Qytet i bukur është Korca, ajo pjesa bëthamë e qytetit. Flasim me kriteret tona dhe për rrethanat tona urbanistike.
Përmbyllje: Je edhe aktor i dobët, paragjykoj.
E kam thene dhe sterthene ne shume komente te meparshme me referenca te sakta, betonizimi i Tiranes nga Edi Rama eshte nje legjende urbane e ngritur me shume mjeshteri dhe kujdes nga PD-ja dhe gazetaret qe ajo kontrollon, me kontribut vullnetar te analisteve qe kane inate personale me Ramen (tip Andi Bushati, Lubonja, Arjan Cani).
Tirana sot eshte nje qytet i organizuar shume keq nga ana urbanistike, por gjithsesi i banueshem dhe me disa zona te organizuara mire dhe bukur per merite te Fashizmit dhe Komunizimit.
Tirana nese Rama nuk do te ishte bere kryetar bashkie ne 2001, sot do te ishte nje Bathore gjigande, dhe me lagje te denja per Kandahar, pa asnje park dhe e mbytur totalisht nga trafiku.
Tirana nese Rames si kryetar bashkie ne vitet 2003-2011 do ishte perkrahur nga qeverite Nano dhe Berisha per te kontrolluar nderitimet pa leje ose me leje teresisht te deformuara, apo me leje komunash, sot do ishte nje qytet 3 here me i mireorganizaur. E vetmja gje qe u kujdesen Nano dhe me vone Berisha te benin ishte ti hiqnin Bashkise se Tiranes gjithe kompetencat per kontrollin e territorit (me ligj dhe pa ligj) dhe te kalonin kontrollin e KRT qe jep lejet e ndertimit nen varesine e Kryeministrit (??!!).
Me pak se 1.5% e truallit te Bashkise se Tiranes deri ne 2015 eshte zene nga lejet e dhena nga Edi Rama. Ne Tiranen e zgjeruar kjo shifer eshte para e paperfillshme. 99% e kane nderuar pronaret e Shqiperise per 25 vjet Berisha dhe Nano me qehajajte e tyre duke filluar nga Sali Kelmendi e Albert Brojka (dhenesi me i madh i lejeve ne Tirane) e duke perfunduar tek Lulzim Basha e Fatbardh Plaku,
E kam thene dhe sterthene ne shume komente te meparshme me referenca te sakta, betonizimi i Tiranes nga Edi Rama eshte nje legjende urbane e ngritur me shume mjeshteri dhe kujdes nga PD-ja dhe gazetaret qe ajo kontrollon, me kontribut vullnetar te analisteve qe kane inate personale me Ramen (tip Andi Bushati, Lubonja, Arjan Cani).
Tirana sot eshte nje qytet i organizuar shume keq nga ana urbanistike, por gjithsesi i banueshem dhe me disa zona te organizuara mire dhe bukur per merite te Fashizmit dhe Komunizimit.
Tirana nese Rama nuk do te ishte bere kryetar bashkie ne 2001, sot do te ishte nje Bathore gjigande, dhe me lagje te denja per Kandahar, pa asnje park dhe e mbytur totalisht nga trafiku.
Tirana nese Rames si kryetar bashkie ne vitet 2003-2011 do ishte perkrahur nga qeverite Nano dhe Berisha per te kontrolluar nderitimet pa leje ose me leje teresisht te deformuara, apo me leje komunash, sot do ishte nje qytet 3 here me i mireorganizaur. E vetmja gje qe u kujdesen Nano dhe me vone Berisha te benin ishte ti hiqnin Bashkise se Tiranes gjithe kompetencat per kontrollin e territorit (me ligj dhe pa ligj) dhe te kalonin kontrollin e KRT qe jep lejet e ndertimit nen varesine e Kryeministrit (??!!).
Me pak se 1.5% e truallit te Bashkise se Tiranes deri ne 2015 eshte zene nga lejet e dhena nga Edi Rama. Ne Tiranen e zgjeruar kjo shifer eshte para e paperfillshme. 99% e kane nderuar pronaret e Shqiperise per 25 vjet Berisha dhe Nano me qehajajte e tyre duke filluar nga Sali Kelmendi e Albert Brojka (dhenesi me i madh i lejeve ne Tirane) e duke perfunduar tek Lulzim Basha e Fatbardh Plaku.
Meqe Bruno njeh FROJDIN dhe psaikoanalizen duhet ta dije me siguri se vete eshte shembulli tipik i personit qe vuan nga sindromi i Stokolmit . GJate nje grabitje banke ne Stokholm banditet e pikasur e te rrethuar moren peng punonjesit dhe klientet qe u ndodhen ne banke . Mbas lirimit te tyre psikologu qe ekzaminoi pengjet vuri re se nje pjese e tyre ishin afeksionuar me pengmaresit , dhe kjo per arsye se ata ishin kujdesur per gjera te vogla per pengjet duke i ofruar uje apo ushqim . Qysh nga ajo kohe , dashuria e viktimes per dhunuesin u quajt sindromi i Stokholmit . Edhe Brunoja yne mbasi komunistet i punuan qindin me fare e me fis ,vetem pse Sul Bushati e ndihmoj te luante ne skene u afeksionua me komunistet e sot ben be per koke te tyre . Nuk thote kot populli : Q..u nenen te te thone baba .
E para: Bruno Shllaku eshte nje aktor me kulture e ekspresivitet te ralle, e do kishte shkelqyer po ta kishin lene te punonte me mjeshtrit e tjere te skenes, pse jo, ne Tirane. Se dyti, Ka nje ndershmeri intelektuale, qe nuk e kane te tjere ish te persekutuar: di ta dalloje e ta vleresoje te miren, edhe kur ajo ndodhet brenda se keqes. Se treti, eshte i pari dhe i vetmi katolik shkodran qe ka nje vleresim te larte per shqiptarin e reformatorin e madh Fan Noli. Meriton vetem respekt e nderim.
Njerzit rrjedhin ngra trutë zakonisht ne moshë të thyer. Këtij, Bruno Shllakut, i kane rrjedhur shumë e shumë më heret. Me vjen keq se u bë të thirret shoku Bruno.
Bythelepires I talentuar Z. Shllaku. Hallall dera nga ke dale. Ja bere pasqyre veshgjatit te ripjerrdhjes. Vazhdo se me kete zanat qe ke filluar seshte cudi te shohim lart e me lart. Se mos jane Balla me Bracen me profesioniste se ty.
Ne gerqi çfare emri ke pasur
Gjeja me interesante do te ishte po te ngriheshin nga varri Lec Shllaku e Gjon Shllaku e te degjonim ç’do te thoshin per kete parti ku hyri Bruno. Me “e buta” do te ishte: “Mire, o Bruno, se ishte i pakenaqur nga partite e djathta, po a nuk mund te rrije pa parti? Apo doje ta vije ne jete fjalen e urte qe e perdorte shpesh Enveri: “Per inat te sime vjehrre vete fle me mullixhine”.