Zululand/ Pirro Misha: E pamundur të mbahen premtimet që i janë bërë Turqisë për në BE

21 Mars 2016, 20:16Politika TEMA

“Europa ka një nga parimet e saj më të rëndësishme, të ndihmoj njerëzit që rrezikojnë jetën e tyre”  –  ky ishte gjykimi i shkrimtarit dhe studiuesit Pirro Misha për “Kontinentin e vjetër” shprehur në emision “Zululand” të gazetarit Mustafa Nano, kur u pyet për ardhjen e refugjatëve nga Lindja e Mesme.

Misha e Nano diskutuan mbi krizën e BE-së dhe mbi faktorët që e nxisin apo e ekspozojnë atë, si largimi i mundshëm prej BE-së i Britanisë së Madhe; refugjatët arabë e myslimanë; zgjerimi i BE-së; presioni prej zhvillimeve jodemokratike nga brenda (Hungaria, Polonia); presioni prej zhvillimeve nga jashtë (Turqia, Rusia); mos integrimi i pakicave myslimane, etje.

Po përtej fenomenit të dyndjes së refugjatëve, Misha dhe Nano u ndalën tek marrëdhënia e Europës me Turqinë.

“Marrëdhënia BE – Turqi është një marrëdhënie komplekse e orientuar jo vetëm nga historia por, sidomos nga vendndodhja e saj gjeografike mes dy kontinenteve megjithatë Europa mbetet gjithmonë e rëndësishme për Turqinë” – theksoi Misha në Zululand.

Sipas tij, pozicioni ndërkombëtar i Turqisë është më i dobët se kurrë dhe politikat e Erdoganit ndodhen në një moment udhëkryqi, i cili është i rëndësishëm për t’u zgjidhur jo vetëm për Turqinë por edhe për Ballkanin dhe Europën. Madje studiuesi Misha tha se “Premtimet që BE i ka bërë Turqisë janë të pamundura”.

Lidhur me Shqipërinë dhe shqiptarët, Pirro Misha u shpreh se shqiptarët janë pjesë e Ballkanit dhe Europës dhe se aty qëndron e ardhmja. “Në jetën e individit nuk ka rëndësi se çfarë ke qenë por çfarë do të bëhesh! Shqiptaret ëndërrojnë të bëhen si europianet edhe pse rruga është e veshtire” – tha studiuesi Misha në “Zululand”.

4 komente në “Zululand/ Pirro Misha: E pamundur të mbahen premtimet që i janë bërë Turqisë për në BE”

  1. historjani napolitan says:

    edhe rregjimi I enver hoxhes I ndihmonte ataqe rrezikonin jeten e tyre.
    mbaj mend qe strehonte marksist leniniztet nga vendet e tjera,si nga neozelanda apo gjermanija..
    kishin vilate tyre buz rruges se elbasanit ne cep te qytetit studenti, quheshin vilat e gjermonve.

  2. Arben says:

    PO EDHE TURQIA BEN SIKUR NUK KUPTON OR MIK,

    PER 10 VITE DO TE KERKOJNE EUROPIANET TE SHKOJNE NE TURQI.

  3. Rikard says:

    Po cfare eshte kjo pune, o Mustafa, po edhe per politiken e jashtme na doli ekspert ky Pirro Misha ? Po nga i mesoi ky marredheniet nderkombetare, politikat evropiane, rolin e Turqise, Rusise, di del a si hyn Britania, etj.etj.

    Ky kokerr gagaci apo memeci, ky kokerr hajduti apo grabitesi, ky ndyresire qe fut kudo hunden e tij te mprehte vetem per shqisen e vjedhjes, po na jep mend tani edhe ne politiken e jashtme. O tempora o mores !!!

  4. per arbenin says:

    arben apo tallesh ?, europianet do shkojne ne turqi???? kam jetuar 6 vjet ne turqi dhe e njoh mire ate vend kulturen zakonet popullin flas gjuhen e tyre etj etj ne turqi nje 5 perqindsh kane gjithe pasurine e turqise te jeret cope cope sidmos nga anadolli papunsi varferi te gjitha pasuirte e turqise u jane shitur te huajve me ndermjets turq njesoj si tek ne ushtria turke mbahet ne kembe nga amerika dhe furnizohet nga izraeli avionet f 16 etj turiqa deri ne 2023 nuk ka drejte te nxjerre asnje lloj minerali nga toka e saj dmth nafte krom etj etj kane bollkim nderkombetar qe e detyron turqine qe deri ne 2023 skane te drejte te bejne shfrytezime ne tokat e tyre kane problemin kurd qe nuk eshte zgjidhur edhe erdogani qe hiqet si president i forte punon per cia kete e thone vet turqit ai fshihet mbas islamit duke shplare trurin popullit turk te varfer ndermjet fese shkon nja dy 3 here ne xhami dhe hiqet si besimtar dhe populli e beson te gjithe kujtone sikur ekonomia turke po shkon mire po eshte krejt e kunderta turqit edhe sot e kesaj dite japin mbi 5 000 euro vetem te vijne ne europe si ne dikur

    turqia e brendshme nuk ka te beje fare me ate qe parqitet jashte edhe si na duket ne shqiptarve normal kane pak fuqi se jane 80 milione por jo sa paraqitet po te them qe turqia eshte ne kembe sot sepse kjo i inetreson amerikes per vendet arabe atje dhe rusin nga deti iz zi prandaj mos besoni se turqia mbahet ne kembe vet kane mbi 50 vjet dhe akoma nuk po mundin kurdet neper male

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje