FOTOT/ Historia tragjike: Mamaja vdes, fëmijët shpëtuan pasi po luanin pak më tutje

23 Mars 2016, 11:43Bota TEMA
FOTOT/ Historia tragjike: Mamaja vdes, fëmijët shpëtuan pasi po

Kjo është një nga historitë tragjike të shpërthimeve të ndodhura dje në Bruksel.

Adelma Tapia Ruiz, 36 vjeç, ishte në aeroport pasi do të udhëtonte drejt Nju Jorkut për të takuar mamanë dhe motrën.

Ajo do të udhëtonte bashkë me dy vajzat e saj, binjaket Maureen dhe Alondra, 3 vjeç.

36-vjeçarja me origjinë peruane që jetonte prej 9 vitesh në Belgjikë, shoqërohej në aeroport nga bashkëshorti i saj belg, Christopher Delcambe.

Në momentin e shpërthimit, dy vajzat ishin larguar pak më tutje për të luajtur dhe shoqëroheshin nga babai.

Ato dhe i ati shpëtuan, ndërsa Adelma jo.

Raportohet se Maureen u plagos në krah, por nuk ka asgjë serioze.

Edhe Christopher Delcambe u plagos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje