Donald Trump “fik” dinastinë Bush

24 Mars 2016, 13:30Bota TEMA

Donald Trump dhe Hillary Clinton janë gjithmonë e më të favorizuar për kandidimin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Amerikë.

Në mbrëmjen e “Western Tuesday”, Trump dhe Clinton kanë fituar Arizonën, shteti më i rëndësishëm në Amerikën perëndimore.

Kjo fitore tregon edhe një herë se Trump nuk ka rivalë brenda partisë dhe rivali i tij i vetëm është Hillary, në nëntor.

Por ajo që është më e rëndësishme për miliarderin është mposhtja e dinastisë Bush.

Pak ditë më parë familja Bush doli në krah të kandidatit Ted Cruz.

Jeb Bush që doli nga gara disa javë më parë shpalli zyrtarisht mbështetjen për Ted Cruz.

Megjithatë kjo nuk e ka ndalur Donald Trumpin.

Ai ka fituar sërish duke rritur numrin e delegatëve.

Aktualisht Donald Trump ka fituar 739 delegatë, dhe i duhen në total 1237 për të fituar kandidaturën zyrtarisht.

Cruz është shumë pas, me vetëm 465 delegatë.

Ndërkohë në kampin demokrat, Hillary ka 1690 delegatë dhe Sanders 946.

Për të fituar kandidimin zyrtarisht duhen 2383 delegatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje