Lavrov dhe Kerry bisedojnë për krizën në Siri, batuta dhe humor mes tyre

24 Mars 2016, 12:55Bota TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka uruar ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrovit ditëlindjen, duke i thënë me shaka që t’i respektojë më të vjetrit.

Dyshja u takuan sot në Moskë për bisedimet për krizat në Siri dhe Ukrainë, Kerry tha se shpreson që ditëlindja e 66-të e Lavrovit, e shënuar më herët këtë javë, t’i sjellë atij më shumë mençuri, gjatë bisedës së përbashkët.

“Faleminderit, John”, i është përgjigjur Sergei Lavrov, Kerryt, i cili është 72 vjeç.

“Por, nëse mençuria matet me numra të ditëlindjeve, atëherë nuk mund të krahasohem me ty”, ka thënë Lavrov.

Pastaj Kerry ia kthehu: “Me kusht që t’i respektosh më të vjetrit”.

“Absolutisht”, iu përgjigj Lavrov.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje