Qetësohuni të gjithë, shkruan Edward Luttwak për “The Wall Street Journal”: Donald Trumpi vërtetë që nuk është aq i frikshëm.
“Histeria” liberale mbi zgjedhjen e mundshme të tij si president, të kujton “Reaganofobinë dhe panikun që i parapriu zgjedhjes së Ronald Reaganit në vitin 1980”.
Kritikët na paralajmëruan atëherë se aspiranti për Shtëpinë e Bardhë, Ronald Reagan, kishte hequr dorë nga koncepti i “shkatërrimit të ndërsjellë” dhe se në vend të tij, ai tashmë besonte në “kundërforcën” – domethënë, një sulm carmatosës i pari, për të fituar një luftë bërthamore.
Ata këmbëngulnin se ai ishte “një rrezik për mbijetesën njerëzore”. Kaq i madh ishte niveli i alarmit, saqë ata që shkruanin në gazetat cilësore, gjithë hezitim, bënë thirrje për rizgjedhjen e Jimmy Carterit”, pavarësisht të kaluarës së keqe të administratës së tij.
Në Europë, komentatorët nuk kishin asnjë dyshim se “bombahedhësi” Reagan duhej që të “mbahej larg prej butonit bërthamor”. Rusia ishte kaq shumë e shqetësuar, saqë pas zgjedhjes së Reaganit, KGB e ngjiti alarmin në nivel maksimal për dy vite resht, duke kryer vëzhgime 24-orëshe të të gjitha bazave strategjike të SHBA. E kotë ta themi, ishte një alarm i kotë.
Po kështu është edhe me Trumpin. Ai mund të jetë vulgar, por ai nuk është luftënxitës. Përkundrazi, ai dëshiron të tërheqë trupat amerikane nga jashtë vendit. Ata që planifikojnë të emigrojnë nëse fiton Trumpi – një betim ky që dëgjohej rregullisht edhe në kohën e Reaganit – ndoshta bëjnë mirë të presin pak. Mund të zbulojnë se frikërat e tyre janë të pajustifikuara/.bota.al
Kam qene nje nga fansat e politikaneve, Regan, Thathcer, kohl, por presidenca Klinton, per shqiptaret ishte me e mira, per arsyet qe dihen tashme, si Kosova dhe mbeshtetja amerikane, per shqiptaret ne pergjithesi.
Pashe dje ne Opinian, nje trap, qe na paska formuar shoqaten Trumf, ik more legen i them, se vetem nga ato fjale qe nxorri ky plehre, duke akuzuar SHBA, pse sulmoi shkijet, na tregon se ky eshte nje prosllav dhe qe shqiptaret, qe kane te drejte vote, duhet te votojne zonjen Klinton.
Ja kemi borxh familjes Klinton, kush voton Trumfin, eshte thjesht nje pjelle sllave.
Tramp është kundra rrëmujës , është për vendosjen e rregullit në punët e kësaj bote . Po me që bota sot udhëhiqet nga rrëmuja , Trampi duket i frikshëm .
Problemi qëndron se sa do jetë në gjendje Tramp të vendosë rregull në këtë botë ku mbizotëron rrëmuja .
Kush i njeh bëmat e mrekulluëshme të Tramp në shtete të ndryshme te USA e sidomos rrokaqiellat e tij ne Njujork ,Tramp Palac në Atllantik City etj . nuk ka pse trembet nga Tramp . USA ne veçanti por edhe bota në përgjithësi kan nevojë për rregull , se po na mbyt rrëmuja .
Jeni gabim, zoteri. Trump I duhet sot ShBAse dhe botes