Arrestohet në SHBA personi kyç i skandalit të korrupsionit në Turqi

23 Mars 2016, 14:13Bota TEMA

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, njoftoi të hënën arrestimin në Miami të Reza Zarrab, një biznesmeni 33-vjeçar turko-iranian.

Zarrab akuzohet për komplot në shmangien  e sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, pastrimin të parave dhe mashtrime bankare.

Sipas akuzave të ngritura nga Distrikti Jugor i Nju Jorkut, Reza Zarrab dhe dy iranianëve të tjerë rezultojnë si të përfshirë në transaksionin e qindra miliona dollarëve në emër të qeverisë së Iranit dhe subjekteve të tjera iraniane, të cilat figuronin në listën e zezë të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pastrimin e parave të këtyre transaksioneve të paligjshme dhe mashtrimin e disa institucioneve financiare, duke fshehur natyrën e vërtetë të këtyre transaksioneve.

Arrestimi i Reza Zarrab në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ketë konsekuenca të rëndësishme në politikënturke.

Më 17 dhjetor, zyrtarët e zbatimit të ligjit nëTurqi bastisën disa shtëpi të ministrave të rëndësishëm të qeverisë sëdrejtuar nga Erdogan. Autoritetet turke asokohe arrestuan dhe tre djemtë e disa ish-ministrave të kabinetit të Erdogan. Gjatë operacioneve, në shtëpinë e ish- Drejtorit Ekzekutiv të bankës shtetërore, “Halkbank”, u gjetën rreth 4.5 milion dollarë të paketuar në kuti këpucësh, ndërsa rreth 750 mijë dollarë të tjerë, sëbashku me një makinë për numërimin e parave, u gjetën në shtëpinë e djalit të një ministri të asaj kohe.Të 52 personat e ndaluar nga policia, kishin lidhje të ngushta me Erdoganin dhe Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Personi kryesor i përfshirë në aferat korruptive ishte pikërisht Reza Zarrab, i cili u akuzua për korruptimin ministrave të qeverisë turke të asaj kohe.Erdogan deklaroi se kjo ishte një përpjekje për grusht shteti ndaj qeverisë së tij.

Erdogan shkarkoi menjëherë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Stambollit dhe disa oficerë të rëndësishëm të policisë si dhe largoi nga detyra të gjithë prokurorët që hetuan çështjen në fjalë. Qeveria e tij largoi të gjithë prokurorët dhe drejtuesit e lartë të policisë dhe si hakmarrje nisi një “gjueti shtrigash”. Disa prej prokurorëve u detyruan të largohen dhe nga vendi. Erdogan besonte se ai ishte objektivi kryesor i hetimeve të korrupsionit.

Prokurorët dhe oficerët turq të policisë zbuluan pikërisht të njëjtat prova dhe fakte që ka zbuluar dhe Buroja Federale e Investigimit në bashkëpunim me prokurorët federal amerikanë.

Prokurorët turq zbuluan se Reza Zarrab ishte ndërlidhësi i qeverisë së Erdogan me Iranin në transaksionet e qindra milionë dollarëve, pjesë e një skeme për të shmangur sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Formula ishte shumë e thjeshtë. Për tëshmangur sanksionet dhe sistemin bankar ndërkombëtar, Iranit i ishte ofruar që në këmbim të furnizimit të Turqisë me gaz dhe naftë, pagesat do të ishin në ar dhe jo në monedha ndërkombëtare. Shumë prej bankave turke refuzuan që të përfshihen në këto transaksione dhe për rrjedhojë qeveria turke shfrytëzoi bankën shtetërore “Halkbank” për kryerjen e këtyre transaksioneve.

Sipas spekulimeve, rreth 14 miliardë dollarë të Iranit “u zhduken” si pagesa ryshfeti dhe komisione për skemat e tregtisë së arit me Turqinë.

Kjo është dhe një nga arsyet kryesore që shefi i Reza Zarrab, Babek Zenxhani i dënuar me vdekje për korrupsion dy javë më parë në Iran. Ai u akuzua për përvetësimin e miliarda dollarëve nga të ardhurat naftës, të kanalizuara përmes kompanive të tij.

Reza Zarrab është në dijeni dhe njeh shumë prej emrave të pushtetshëm në Turqi, pjesëmarrës në zhdukjen e shumave të mëdha gjatë tregtisë së paligjshme.

Djali i Erdoganit, Bilal Erdogan tashmë përballet me disa probleme ligjore në Itali dhe arrestimi i Reza Zarrab mund të këtë pasoja të papritura për presidentin turk Erdogan.

5 komente në “Arrestohet në SHBA personi kyç i skandalit të korrupsionit në Turqi”

  1. @Bled says:

    Shkrim i paguar. E kujt i rr…. ketu per kete robin?
    Pale si te mos mjaftonte e paskan bere edhe carfaf shkrimi.
    Nje m.. jeni edhe ju si Erdogani. Madje cik me keq…. Plehra!

  2. Rid says:

    PO i ven fundi qenit Erdogan

    1. anticensurë 543234 says:

      rid kjo që thua ti vlen për europën!!për kulturën europiane jo për atë anadollake!!jo për atë kulturë që mund të fitosh 1497 me 3!!
      erdogani nuk do tia dijë për gjëra të tilla!vijnë nga amerika a nga turqija ai e ka përgjigjen e tij-“duan të shkatërrojë parajsën turke”!!
      dhe kaq mjafton për turqit që ta mbështesin dhe më fortë!!bile mund të sjellë dhe fakte se është vepër e gulenit dhe e kurdëve të PKK!!
      tuqia funksionon njëlloj si shqipëria!!atje të thonë je mik i gulenit në shqipëri i berishës dhe mbaron muhabeti!!asgjë nuk duhet besuar!!
      e vetima gjë që nuk mund të bëjë erdogani është pushimi nga puna,dëbimi o arrestimi i hetuesve amerikanë,por që të mohojë gjithçka dhe të akuzojë të tjerët!?ai do ta bëjë!!dhe ka për ta bërë sa herë të dojë!!bile do të sjellë gjithnjë fakte të pakundërshtueshme që askush nuk i beson,por që janë të detyruar ti pranojnë!!

  3. Ben says:

    Kjo eshte edhe ceshtja qe Erdogani u cmend.Nga ky moment Erdoganit i ka rreshkit truni complet,per kete arsye u be armik edhe me Gylenin.Kjo ka qene nje nga aferat me te medha te qeverise turke ku me pare ubene edhe femijet e tyre.

  4. anti-zagari says:

    Po u zberthye kjo ceshtje korrupsioni ka per te ik per shele gjithe qeveria turke dhe zagaret e tyre ne Shqiperi. Tema ju lutem ndiqeni kete histori se ka shume interes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje