Taksisti që shoqëroi atentatorët në aeroportin e Brukselit: Ja si u shmang një sulm tjetër

23 Mars 2016, 12:23Bota TEMA

Përgjegjësit e sulmit të djeshëm në aeroportin e Brukselit kanë shkuar aty me një taksi.

Dhe ka qenë pikërisht taksisti që ka shmangur një sulm tjetër duke informuar policinë.

Ai ka dhënë informacione të vlefshme duke treguar lagjen nga ku u nisën sulmuesit.

Pas kontrollit të policisë në apartamentin e atentatorëve u gjet një bombë tjetër e përgatitur dhe gozhdë, që i bashkoheshin bombës për të shtuar dëmet.

“Ata nuk mundën të marrin gjithë valixhet pasi taksia nuk kishte vend, ndryshe shpërthimet mund të ishin më të shumta”, tregon taksisti emri i të cilit mbahet anonim për shkaqe sigurie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje