Obama: IS nuk është një kërcënim për SHBA, nuk mund të na dëmtojnë

23 Mars 2016, 21:20Bota TEMA

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se grupi i Shtetit Islamik nuk përbën rrezik ekzistencial për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë se grupe të tilla nuk mund ta shkatërrojnë ose mposhtin Amerikën dhe se ato nuk prodhojnë asgjë.

Obama tha se organizata terroriste përbëhet nga vrasës mizorë, të cilët e kanë prishur një prej religjioneve më të mira në botë. Ai tha se qëllim parësor i grupit të Shtetit Islamik është që të përhapë frikë dhe t’i përçajë shoqëritë e civilizuara.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që shoqëritë të mos përgjigjen me frikë, raporton REL.

Obama i dha këto komente gjatë një konference për medie me presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri, një ditë pasi Shteti Islamik mori përsipër sulmet në Bruksel, që lanë të vrarë mbi 30 persona.

1 komente në “Obama: IS nuk është një kërcënim për SHBA, nuk mund të na dëmtojnë”

  1. faikonica says:

    Haha,ik mor bole.Je i ri si komb per histori 1400 vjecare.Vendet ma te sigurta do jete kontinti Amerikan…pervecse pushtues paskan patur nje mision te madh konkuistadoret spanjoll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje