Pse do Shteti Islamik një Evropë antiislame?

24 Mars 2016, 19:31Bota TEMA

Ndodhi ashtu si kishin besuar shumë vetë. Vetëm pak orë pas atentateve të përgjakshme të Brukselit, përgjegjësinë për atentatet e mori Shteti Islamik (IS). Në një deklaratë ai falenderonte “Ekipin e Sigurisë të Kalifatit”, që u nis “për të sulmuar kryqtarët në Belgjikë, të cilët nuk pushojnë së zhvilluari luftë kundër fesë islame dhe mbështetësve të saj.”

Grupi terrorist e paralajmëroi Belgjikën dhe “kombe të tjera kryqëtarësh”, të cilët u bashkuan në luftë kundër IS “për ditë të tjera të zeza”.

Futja e një pyke në popull

Janë deklarata si këto, me të cilat IS do t’i bëjë të ditur botës, se mbështetësit e tij janë kudo, se ata janë kreu i një lëvizjeje të përgjithshme. Se bëhet fjalë për një luftë të “besimtarëve” kundër “të pafeve”, kuffar. Një botë me ngjyra bardh e zi. Një botë që përbëhet nga “ne” kundër “jush”. Myslimanë kundër jo-myslimanëve.

Dhe pikërisht ky është pikësynimi, thotë Günter Meyer nga Qendra për Kërkimet Arabe në Mainz. “IS është fokusuar në një radikalizim dhe polarizim të marrëdhënieve midis popullsisë myslimane dhe jo myslimane, për të rekrutuar në këtë mënyrë më shumë mbështetës, për të destabilizuar shoqëritë evropiane dhe për t’iu afruar në këtë mënyrë objektivit të zgjerimit të Kalifatit.

Shqetësim për shkak të përjashtimit social dhe përhapjes së racizmit

Veçanërisht migrantë dhe refugjatë janë të shqetësuar pas atentateve të Brukselit dhe të Parisit, që janë gjithmonë e më pak të mirëpritur nga pjesë të shoqërive evropiane. Sepse IS shfrytëzon edhe debatin për refugjatët në Evropë – siç ndodhi në atentatet e 13 nëntorit 2013: atëherë duhej të dukej sikur një refugjat bënte pjesë te terroristët. Pra synimi ishte që të gjithë refugjatët sirianë, që kanë ardhur muajt e fundit në Evropë, të vihen nën një dyshim të përgjithshëm. Francezët dhe pjesa tjetër e botës duhet të frikësoheshin prej myslimanëve, të kishin frikë nga gjithçka që lidhet me fenë islame. Kjo në një kohë kur as pas atentateve të Parisit, as pas atentateve të Brukselit nuk ka ndonjë dëshmi se ka lidhje direkte midis refugjatëve dhe atentatorëve, tha zëdhënësja për politikën ndaj migrantëve të Grupit Parlamentar të të Gjelbërve,Ska Keller në intervistë me DW.

Keller tha se qëndrimi antimysliman i një pjese në rritje të popullsisë evropiane, i nxitur nga populistët, shpie ujë tamam në mullirin e IS. Dhe duket se ata kanë sukses, sepse partitë kritike ndaj fesë islame po marrin mbështetje më të madhe në Gjermani. AfD (Alternativa për Gjermaninë) arriti për shembull në zgjedhjet rajonale rezultate dyshifrore. Front National në Francë mori në raundin e parë të zgjedhjeve komunale në Francë madje 28 përqind të votave.

Ambjente xhihadiste në rritje

Kjo mund të ketë pasoja fatale për Perëndimin, thotë Günter Meyer. Sepse kur myslimanë të gatshëm për t’u integruar diskrimonohen ose sulmohen, kjo shton rrezikun që ata të përgjigjen po me urrejtje. Franca dhe Belgjika e përjetuan këtë. “Por edhe në vende të tjera ka ambjente xhihadiste në rritje. Në vitet e ardhshme kjo do të shkaktojë shumë probleme, jo vetëm në Belgjikë”, thotë eksperti i fesë islame në Fondacionin Shkenca dhe Politika në Berlin, Guido Steinberg. Për këtë duhet të ndërmarrë diçka.

Nevojë për punë politike

Ai që shikon biografitë e atentatorëve të Charlie Hebdosë, të Bataclanit dhe të Brukselit sheh se procesi i radikalizimit ka nisur në burg. “Prandaj është i nevojshëm edhe një intensifikim i punës fetare islame, të lënë pas dore deri tani në burgje. Vetëm kështu mund të pengohet që burgjet të kthehen në vatra të xhihadizmit”, thotë Günter Meyer. Ai kërkon më tej që puna të vazhdojë edhe në shkolla, me mësimin e fesë. “Të rinjve u duhet mësuar, që t’i ndeshin me skepticizmin e nevojshëm premtimet e salafistëve – veçanërisht përsa i përket përdorimit të dhunës dhe propagandimit të Perëndimit si armik”. Por edhe popullata jomyslimane ka detyra para vetes. “Ka nevojë të bëhet një punë politike më intensive, si në luftë kundër islamofobisë, ashtu edhe kundër racizmit, si dhe për të penguar parti populiste antiislame”, shprehet eksperti.

6 komente në “Pse do Shteti Islamik një Evropë antiislame?”

  1. Tonini says:

    Po pse o idiote ja beni vetes. Keta politikanet evropiane jane zgjedhur per hallet e evropianeve apo te botes?

    Boll e shkaterruat evropen o idiote,se dhe ne nje dite duam te integrohemi e te behemi si ju,jo te kthehemi ne otomanizem.

    Hapni syte o dele,se po ju tall bota.

  2. Anton says:

    Per fat te keq Edi Rama po ben gabime te trasha diplomatike duke kritikuar Trump apo Orban. Duket qarte qe z. Rama nuk ka keshilltare diplomatik. Biseda me Nanon nuk eshte nje bisede ne shtepi por eshte nje bisede me publikun e hapur edhe ndaj diplomateve. Kur gazetaret amerikane e pyeten Kryeminsitrin e Kanadase se cfare mendonte per zz. Trump ai ju pergjigj qe ai beson ne mencurine e popullit amerikan per te zgjedhur kandidatin me te mire per president. Kjo i ka lene atij rrugen hapur neser qe te takoje dhe bisedoje Trump. z. Trump nuk te fal, nese ben gebime te tilla te trasha dhe neser ai behet president. E gjithe Shqiperia demtohet. Trump eshte kunder Kosoves dhe pro-serbeve. Nese ai fiton do te kete probleme per gjithe shqiptaret. z. Nano duhet te pyeste Edi Ramen per kete ceshtje te vecante dhe cfare mendon ai te beje qe tja ndryshoje mendimin z. Trump, nese behet president dhe jo te kritikoje Trump. z. Nano e paralajmeroj me mencuri z. Rama qe me kete deklarate po demton Shqiperine por Rama e nencmoj dhe vazhdoj me shume kritikat budallaqe. Kjo tregon mungese diplomacia dhe keshilltaresh te sakte. Shqiperia eshte plotesisht e varur nga Amerika ne cdo gje qe ben dhe marrja e pushtetit nga Trump mund ta ndikoje per mire apo per keq te gjithe jeten e vendit. Prandaj z. KM matu kur flet dhe mos lesho mufka sepse nuk je ne vtaren e shtepise tende dhe me raki e mish, por po flet qe te degjon gjithe bota. Edme me Hungarine nuk ke pse prishesh me deklarata kritikuese. Mati fjalet! Ke nje popull mbas teje. Edhe perse kam simpati per ty keto pergjigje te pamunduara mire do te demtojne Shqiperine.

    1. Para Laci says:

      Shum bukur, Anton.

    2. Para Laci says:

      I kam lexuar nja 2 libra te Trump-it fhe ai esht shum mizor me kundershtarey e tij.

  3. ''Embrin a prun jatrat jona kur igen ka ARBERIA,pse kieqin manacuara ka Turkrat..... says:

    sulm te myslimoneve kunder ”kryqtareve”,”te pafeve”………….kaq te ngjashme keto me moton turkoshake ne token e arberit per 500vjt,kunder ”kaurreve”[te pafeve,kryqtareve”………………!
    kjo rrace bastarde gjaxore funxionon ketu e shekuj nen moton e te pareve te tyre gjaxore,ptuuuuuu plehra!

    1. elefteripidhshqepsis says:

      Funxionon akoma rrondelja e sat´eme o klysh janulle?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje