Historia e pabesueshme! Shteti europian që vuan nga mungesa e të burgosurve

27 Mars 2016, 14:37Lifestyle TEMA

Holanda po vuan nga një problem serioz, por tejet të pazakontë – nuk ka mjaftueshëm të burgosur për të mbushur burgjet e saj.

Të dhënat nga Ministria holandeze e Drejtësisë kanë sugjeruar së fundmi se shkalla e përgjithshme e krimit do të bjerë për 0.9 për qind në vit brenda pesë vjetëve të ardhshme.

Duke qenë se një e treta e 13.500 qelive të saj të burgut nuk janë të mbushura, kjo do të thotë se pesë burgje do të përballen përfundimisht me mbyllje, ndërsa unioni i punëtorëve të burgut (FNV) ka frikë se mbi 1900 punonjës do të humbasin vendet e tyre të punës.

“Më shumë se një e treta e burgjeve nuk janë duke u përdorur dhe parashikimet flasin se gjërat vetëm sa do të bëhen edhe më keq”, ka thënë Jaap Oosterveer, një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë.

“Pa dyshim, nga perspektiva sociale, kjo gjë është e mirë për shkak se shkalla e krimit ka rënë, mirëpo nëse jeni një person që punon në burgje, atëherë ky nuk është aspak lajm i mirë”

10 komente në “Historia e pabesueshme! Shteti europian që vuan nga mungesa e të burgosurve”

  1. kashi says:

    nga qe ne belgjike ka dy veta ne nje qeli i sjellin ne hollande
    po ashtu marin nga norvegjia dhe suedia per te mos mbyllur burgjet
    kjo ka kohe

    1. loli says:

      po pse sna japin azil neve , dhe i premtojme qe brenda 2 vitesh ja mbushim qelite

    2. loli says:

      po pse nuk na japin azil neve dhe ja mbushim burgjet brenda 3-4 muajsh

  2. ALpini says:

    Hollanda problemin e zgjidh shpejt por dhe ne na ben nderin e madh.
    Te marre kryeminister idiotin Edi Rama e jo vetem qe burgjet do
    mbipopullohen por dhe holandezet do flasin me vete.

    1. Kuptohet fare mire qe ti alpin je rritur me cica jevgeeè.

  3. Student Gjermani says:

    Ne gjermani po diskutohet te cohen te burgosur ( rreth 500 te burgosur) ne hollande, kryesisht nga veriu i gjermanise.
    Natyrisht do te paguajne per kete gje.. por ky eshte nje situate ku te gjithe fitojne.. si gjermanet ashtu dhe hollandezet.

  4. Michael says:

    Nun eshte problem qe nun ka the burgosur o idiot Gazete shkruas. Problemi jeni, idiot si puna jote, qe cileson “problem” mungesen e the burgosurve ne nje vend, kushdo e kudo the jete ai vend.

  5. duno says:

    Holanda le te adoptoje pervojen shqiptare te krijuar nga Edvin R ama e ti mbushi burgjet me ata qe nuk leshojne kupon tatimor , me ata qe kapen me 2 gram hashash n, me ata qe protestojne kunder bashkise apo qeverise , me ata qe nuk paguajn dot dritat ,dhe te jene te sigurt qe do ti mbushin qelite plot . Le te behemi nje here edhe shqiptaret eksportues eksperiencash per Evropen .

  6. Bambi says:

    pse nuk importojne ca nga Albanistani. ?

  7. Eshte dhe tjetra qe Hollanda po ia leshon Burgjet e saj me qira Shtetit Norvegjez.

    Kjo jo vetem per faktin se ka burgje bosh, por edhe se burgjet Hollandeze kane kosto shume me te lire ne krahasim me Burgjet e Norvegjise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje