Zviceranët në protestë kundër dëbimit të... pulëpjekësit shqiptar

29 Mars 2016, 17:50Rajoni TEMA

Autoritetet e kantonit Obwalden e kanë anuluar lejen e tij të qëndrimit, ndërsa një ankesë pranë Gjykatës Federale Zvicerane ka rezultuar pa sukses. Bëhet fjalë për shqiptarin Jeton Dermaku i njohur me nofkën “Güggeli-Toni”. Ai po vazhdon betejën ligjore për të kundërshtuar dëbimin e tij nga Zvicra.

“Një avokate e imja ka bërë ankesë dhe rasti im është në shqyrtim e sipër në kuadër të rasteve të rënda”- tha Dermaku për albinfo.ch, duke treguar për rastet e ngjashme që janë pranuar në kantonet tjera zvicerane.

Rasti i pulë-pjekësit shqiptar është paraqitur në raste të rënda dhe ka fituar shumë përkrahje në kantonin Obwalden. Madje të mërkurën është paralajmëruar edhe një protestë kundër dëbimit nga Zvicra. Protesta do të mbahet nga ora 13, në rrugën St.Antoniststr.4, 6061 Sarnen.

Si erdhën ngjarjet deri te kërcënimi për dëbim i Jeton Dermakut?

Në Nidwaldenit ai kishte paraqitur një kërkesë për bashkim familjar, për të marrë me vete bashkëshorten e tij kosovare 34-vjeçare dhe tre fëmijët e tyre të përbashkët. Ky ishte gabimi. Në vend të bashkimit familjar, autoritetet kantonale ia kishin anuluar lejen e tij të qëndrimit, duke e kërcënuar për ta dëbuar nga Zvicra.

Ai akuzohet në një periudhë kohore prej më tepër se një dekade, ka bërë jetë të dyfishtë. Në vitin 1999, Jeton Dermaku kishte shkuar në Zvicër si azilkërkues. Për të devijuar një dëbim të mundshëm, në vitin 2000, ai ishte martuar me një zvicerane 65-vjeçare.

Paralelisht me te, ai në Kosovë kishte pasur edhe një grua me tre fëmijë, me të cilën u martua në vitin 2012 pa dijeninë, prej të cilës ishte ndarë në vitin 2005. Edhe pse 6 vite i martuar me zviceranen, autoritetet janë të mendimit se martesa e tij me zviceranen ishte realizuar me qëllim të pajisjes së lejeqëndrimit.

9 komente në “Zviceranët në protestë kundër dëbimit të… pulëpjekësit shqiptar”

  1. shqiptar says:

    europe plehere nuk lane me arab zezak pakistanez sirian bangladesh pa marre ne europe edhe tani kapen me europianet e vertete gjoja u vjen e keqja nga shqiptaret Europa po shkon per lesh behuni gati se pas disa vitesh e sigurte ka konflikt ne europe

  2. Para Laci says:

    “Edhe pse 6 vite i martuar me zviceranen, autoritete jane te mendimit se martesa e tij me zviceranen ishte realizuar me qellim te pajisjes se lejeqendrimit”

    Hahaha… Po normale se per kte arsye esht bere… Pa pyete njehere Jeton pulepjeksin, a esht me mire te hash nje pule te vjeter apo nje te re?

    1. trojani says:

      Thone qe kitarja vjeter ka tingull me te embel ha ha ha ..
      keshtu thote dhe pula zviceriane nga ana e saj per pulpjeksin kosovar, me mire nje gjel i ri se nje i vjeter..

  3. tr says:

    Keto ndodhin vetem ne zvicer, Nuk kane te drejte te paragjykojne autoritete zviceriane ,perse ai martohet .

  4. Beobachter says:

    Le te kthehet ne Kosov e te pjeki buk…
    Ku eshte e keqja ??? ku esht problemi….??

  5. qytetar says:

    Ne gjykimin tim ,ky largim eshte i padrejte !!

  6. hitler says:

    Bravo Svizzera, keshtu e dojne turqite kosoves

  7. alex says:

    po mire mo çu duhet ketyre zviceraneve se pse eshte martuar ky dhe me ke eshte martuar ky, qenkan race me te vertete te poshter keta, kete e kam edhe nga jeta ime personale, kur kam kaluar nje here me makine ne zvicer e kisha tejkaluar shpejtesine me 15 km me shume, mbas 4 vitesh me sollen gjoben ne shtepi me poste ne belgjike, ishte rreth 450euro -500euro, e hodha direkt ne kosh dhe qe atehere s’kam shkelur me ne ate vend bastard

    1. Korabi says:

      Bastarde se te vune gjibe ngaqe kishe shkelur rregullat e qarkullimit? Apo se mendove qe nga shteti ne shtet nuk ti sjellin gjobat, dhe ne fund doli e kunderta? Mbase zviceriante jane bastrade, por me siguri jo prej arsyes qz jep ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje