ZYRTARE/ Pati prani të shtuar të forcave policore në rajonin e Kumanovës-Shkupit per shkak te refugjateve

26 Mars 2016, 17:36Rajoni TEMA
ZYRTARE/ Pati prani të shtuar të forcave policore në rajonin e

Nuk pati kurfarë aksioni policor as bastisje, as arrestime, por vetëm prani të shtuar të forcave policore në rajonin e Kumanovës-Shkupit sepse në këtë periudhë kemi sfida serioze të cilat janë edhe rreziqe për sigurinë e Republikës së Maqedonisë dhe të rajonit, tha ministri i Punëve të brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme në stacionin policor Mateç, ku realizoi takim me shefin e këtij stacioni policor, ndërkaq u takua edhe me qytetarë nga ky fshat i Likovës.

“Në këtë periudhë kemi krizë të refugjatëve dhe në kuadër të të gjitha këtyre aktiviteteve prania e MPB-së është shtuar në rajonin e Kumanovës dhe të Shkupit gjithnjë me qëllim që të sigurohet siguri më e madhe dhe stabilitet i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Spasovski.

Ai theksoi se nuk dëshiron të krijojë famë dhe frikë tek qytetarët sepse nuk ka nevojë për një gjë të tillë dhe potencoi se ka bashkëpunim me qytetarët e këtij rajoni. Edhe njëherë shtoi, të gjithë të jenë të qetë sepse MPB -ja i ndërmerr të gjitha masat të cilat do të thonë përforcim i gjendjes së sigurisë në shtet.

“Mbrëmë nuk pati kurfarë aksioni. Kishte vetëm prani të shtuar në këtë terren në dritë të asaj që edhe paraprakisht e thashë dhe vlerësimi se duhet në rajonin e Kumanovës-Shkupit të kryejmë mbikëqyrje më të madhe në mënyrë që të mund ta garantojmë sigurinë e qytetarëve”, tha Spasovski.

Ai theksoi se bëhet fjalë për pjesën veriore të kufirit në këtë rajon dhe se shpesh ka kalime ilegale. Siç potencoi, ditët e kaluara ka pasur hyrje të migrantëve ilegal në territorin e Republikës së Maqedonisë nga kufiri verior.

Në deklaratën para mediumeve, ministri Spasovski i hodhi poshtë thëniet e paraqitura në një pjesë të mediumeve se është futur grup i armatosur prej anash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje