Ne po i mbyllim edhe ato pak që kemi, në Kosovë bëjnë hekurudhë nëntokësore

25 Mars 2016, 09:39Rajoni TEMA

Ministria e Infrastrukturës së Kosovës ka konfirmuar se hekurudha që kalon nëpër qytetin e Ferizajt do të futet nën tokë, gjatë rehabilitimit të saj, shkruan “Koha Ditore”.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarça, ka bërë të ditur se këtë e ka konfirmar të mërkurën ministri i Infrastrukturës,  Lutfi Zharku, ndërsa realizimi i projektit do të fillojë në vitin 2017.

Svarça e ka falënderuar miniastrin Zharku për këtë projekt, i cili do të zgjidhë një problem të madh në qytetin e Ferizajt.

Ndërkohë që Kosova modernizon infrastrukturën hekurudhore, në Shqipëri ajo pothuajse nuk ekziston dhe ato pak hekurudha që janë po mbyllen.

8 komente në “Ne po i mbyllim edhe ato pak që kemi, në Kosovë bëjnë hekurudhë nëntokësore”

  1. Jeronim de Rada says:

    Nuk do te jete hera e pare qe do te genjeje kryetari Sfarqa!

  2. qytetar says:

    Hekurudha jone do te behet ne nje kohe me tramin??!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. Nallbani says:

    Jo qe eshte vetem qerdhe enveristesh, por edhe qyteti me i shemtuar n’Kosove!

    1. Flamur says:

      Ferizaj është qytet i zhvilluar i Kosovës,
      Papunsia është shumë e ult,
      Ka biznesmen të zotët,
      Dhe ka shumë fabrika aty, dmth ka ekonomi të qëndrueshme,
      Mos e futni politikën në çdo segment,
      Edhe nuk është qytet i shëmtuar Ferizaj, por normalisht qytet pak a shumë
      Si qytetet tjera Shqiptare!

  4. Akili says:

    Kur Shqiperia te kete serish sherbimin hekurudhor si per udhetaret ashtu edhe per mallrat atehere vendi do jete gati per antaresim ne BE…

    1. PO,PO says:

      Vetem

      Vetem “keshilla” nga greket , vecanerisht nga murgu Akili , nuk na duhen . Nuk na duhen halete greke , na mjaftojne tonat .

      1. Akili says:

        Ku e shikon grekun ktu ti o bajge arabe ? Pasi i ke qef murgjit co tet”eme ta gudulisin pak….Ti e kupton qe je hale po ne do i shporrim halete qe la Turqia ketu shume shpejt.

  5. sapa says:

    Ndryshimin ndermjet Kosoves e Shqiperise e shikon ne cdo drejtim.Mjafton te hysh ne territorin e Shqiperise dhe shikon autostraden qe nuk krahasohet me ate te Kosoves,por mund te shikosh psh se si nje gomist privat ka thyer mbajteset e autostrades dhe direkt aty ka ngritur gomisterine e tij.Pa permendur qe kamjonet parkojne ne mes te autostrades sikur te ishin ne oborr te tyre.Si dhe femijet qe luajne ne autostrade.etjere e tjere.Persa i perket ngjarjeve qe kane ndodhur ne shqiperi gjate viteve te fundit nuk dua te imagjinoj cfare do kishte bere populli i kosoves po tju kishte ndodhur atyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje