Radovan Karaxhiç dënohet me 40 vjet burg për gjenocid

24 Mars 2016, 15:49Rajoni TEMA

Gjykata e Hagës dënoi ish-presidentin serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit dhe e dënoi atë me 40 vjet burg.

Ditën e enjte Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë shpalli ish-presidentin serb të Bosnjës fajtor për nga disa nga krimet më të rënda në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe e dënoi atë me 40 vjet burg.

Ai u dënua për gjenocid në Srebrenicës në 1995, terrorizim të popullsisë së Sarajevës, persekutim dhe shfarosje të boshnjakëve dhe kroatëve në 20 komuna në të gjithë vendin dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Por ai u lirua nga akuzat për gjenocid në shtatë komuna boshnjake në vitin 1992.

Duke e shpallur Karaxhiçin fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, gjyqtari O-Gon Kwon tha se pasi forcat serbe të Bosnjës sulmuan dhe morën enklavën e mbrojtur nga OKB-ja në korrik 1995, një “plan për të shkatërruar popullsinë myslimane” u zbatua në mënyrë të organizuar.

Gjykatësi tha se Karaxhiçi fliste me kode me këshilltarin e tij për Srebrenicën, Miroslav Deronjiç, dhe tha se të burgosurit ishin “mallra” që duheshin ndaluar.

“Një ditë më vonë, Deronjiç foli për vrasjen e burrave, gjë e cila tregon se në atë kohë tashmë ishte marrë një vendim. Ky model tregon se Karaxhiçi ishte dakord me planin e vrasjeve,” tha ai.

Karaxhiçi u shpall gjithashtu fajtor si pjesë e një sipërmarrje të përbashkët kriminale për të terrorizuar popullsinë civile të Sarajevës gjatë rrethimit të qytetit nga forcat serbe të Bosnjës nga viti 1992 deri në vitin 1995.

Si komandant suprem i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Karaxhiçi miratoi veprime ushtarake që zgjatën rrethimin dhe fushatën e sulmimit me artileri dhe sulme me snajper, gjë e cila rezultoi në vdekjen dhe plagosjen e mijëra njerëzve,” tha gjyqtari.

“Të gjithë civilët kaluan frikë dhe shumë vështirësi,” tha ai.

“Karaxhiçi e intensifikoi fushatën kur pala boshnjake nuk pranoi të bënte një marrëveshje paqeje me kushtet e tij,” shtoi ai.

Gjykata arriti në përfundimin se forcat boshnjake ndonjëherë hapën zjarr ndaj paqeruajtësve të OKB-së për të fajësuar serbët, por tha se incidente të tilla janë të rralla dhe nuk hidhnin poshtë faktin se forcat serbe të Bosnjës kryen krime kundër njerëzimit në Sarajevë.

Karaxhiçi u shpall gjithashtu fajtor për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës në 20 komuna boshnjake gjatë konfliktit.

Lideri serb i Bosnjës ishte indiferent ndaj mundësisë se mund të ndodhnin krime, tha O-Gon Kwon.

“Gjykata konstaton se vrasja, shfarosja dhe persekutimi ishin të parashikueshme nga Karaxhiçi,” tha gjyqtari.

Ai u dënua për persekutim, shfarosje, dëbim, zhvendosje me dhunë dhe dy akuza për vrasje në 20 komunat.

Por ai tha se gjykata nuk mundi të konkludojë se Karaxhiç “kishte synim gjenocidal për të shkatërruar një grup” në shtatë komunat.

Ai megjithatë u shpall fajtor për shfarosje nw komuna.

Ai u shpall fajtor për pengmarrje të paqeruajtësve gjatë konfliktit.

Gjykatësi tha se Karaxhiç ishte një forcë kryesore pas pengmarrjes së paqeruajtësve, duke i vënë personat në vende strategjike që do të ndalonin sulmet ajrore të NATO-s.

Në vendosjen për dënimin 40-vjeçar, gjykatësi tha se gjykata mori parasysh faktin se këto ishin disa nga krimet më të neveritshme, por pranoi si rrethana lehtësuese faktin e Karaxhiç u tërhoq nga jeta publike pas luftës në 1996.

70-vjeçari, ish-lideri politik i serbëve të Bosnjës ka këmbëngulur për pafajësi nga të gjitha krimet në aktakuzë, duke argumentuar se nuk ka urdhëruar asnjërin prej tyre.

Karaxhiç u arrestua në 2008 në Beograd ndërsa fshihej si një lider shpirtëror, pasi kaloi 12 vite arrati.

Gjyqi i tij filloi në tetor 2009 dhe më shumë se 500 dëshmitarë u dëgjuan gjatë seancave maratonë./BIRN

16 komente në “Radovan Karaxhiç dënohet me 40 vjet burg për gjenocid”

  1. qafa says:

    Dilni fillozofa komentoni..edhe ky myslimon osht???

    1. ben says:

      Arab
      E para ishte lufte
      E dyta vrau vetem burat duke kursyer gra e femije.
      Po me islamiket si ti vrasesh si ti mbash me buke te njejten urejtje kane ndaj te krishtereve.
      E rendesishme eshte qe te pakten nuk ka ngele I krishtere pa ju njohur.

      1. qafa says:

        Kur e shef veten tate n pasqyr a e ke i cik turp mer ben se turpi per njerzit osht ska na i t keqe

      2. qafa says:

        M fakt ke te drejt.se nji njeri qi sju vje mas fijes .osht me cdo kusht arab..un jom shqiptar o kokrra ka…it ene jom krenar jo si puna jote.o tfgs kurva

    2. Klimax says:

      O katundar! Mbase e kupton te pakten qe per krimet e tij ndaj njerezimit, myslimaneve ne vecanti, gjykata europiane e shpalli fajtor dhe i dha denimin!
      Kjo eshte Europa more derdimen, ky eshte Perendimi, ky eshte ai civilizim qe megjithese ju ka hapur dyert, ju mbron, ju ushqen, ju kuron, ju shkollon e ju ploteson te gjitha nevojat me asistenca, e “falenderoni” me bomba ndaj qytetareve te saj!
      Dhe ne nje kohe kur me mijra qytetare mblidhen neper sheshe me nga nje qiri te ndezuar nder duar per solidaritet per viktimat, per paqen, per dashurine, ne boten tuaj, ne boten islame festojne duke shperndare embelsira e karamele!!!!

      1. qafa says:

        Jasha janulla sa bukur i justifikoni masakrat e juja..jeni 1 per ket pun

        1. tr says:

          Varu kkkk qenve te Janulles dava b…q… antishqiptare do tju vij koha aty e kan mbas qafe

  2. ben says:

    Ja paskan rras mire 40 vjet

  3. qafa says:

    Ca genocidi..8000 myslymon ka vra mrena dites…ky o burri mir

  4. zogu says:

    Hajde të fala Sllobodanit,vafshi në djall marshi me vete edhe ketë injoranti tonë sb.

  5. sit... back..and relaks →→→ says:

    http://www.cnn.com/2016/03/24/europe/karadzic-war-crimes-verdict/index.html

    CNN thote eshte gjetur fajtor per akuzen per genocid. T’ja fusi kot CNN valle?

    1. Fotaqi says:

      Po kur ka thene ndonjeher te verteten CNN mor aman

  6. Alben says:

    Shqiptaret sot duhet te kishin bere gjithcka qe serbia te plasi si nje fuci baruti! Duhet qe sherbimi sekret te kishte nderhyre ne menyre qe te plas nje lufte civile ne serbi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Atehere kur te plasi lufta midis serbeve, SHIQPTARET DO BASHKOHEN!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. Kushtrim says:

    Asgjë nga ky vendim. Një njeri nuk ka mundur të shkaktoj gjenocid, pra as nuk mund të jetë i vetmi fajtor. Fajtori i vërtet është shteti serb dhe ai duhet të dënohet. Por ndodh e kundërta: Serbia bëhet e përkdhelura e Evropës. T U R P !

  8. Arben says:

    NUK E KUPTOJ CFARE RRETHANASH LEHTESUESE KA MARRE PARASYSH PSEUDOGJYKATA, QE I KA KURSYER BURGUN E PERJETSHEM PA TE DREJTE APELIMI.

    KY KRIMINEL NJESOJ DO TE VDESE NE BURG NE TE DYJA RASTET, POR NGA ANA MORALE KA SHUME NDRYSHIM.

  9. Tirana says:

    Fajtori kryesor i luftes ne ish Jugosllavine duke filluar ne vitet 1991 ne mars ishte S. Milosevici nje ultra nacionalist ortodoks-komunist serb i cili kurre hypi ne pushtet erdhi ne vendin me strategjik te Kosoves aty ku u thye nga Turqit princ Lazari qe mban emrin ne histori( lufta e Perles) apo e fushe -Kosoves !Jo pa arsye ky i cmendur ultra nacionalist serb zgjodhi vendin me te duhur per ti treguar dhe nxitur te gjithe Serbise ndjenjat e historise te nje vendi artificial i cili prej shume shekujsh vuante krizen e nje nacioni te kamufluar shume bukur perpara Milosevicit nga ish pr.J.B.Tito ku njihesh athere ish Jugosllavia si nje shtet asnjeanes dhe me nje demokraci ne prapaskena ne Ballkan! Ish Jugosllavia ka treguar historikisht se eshte nje kercenim serioz per boten. Vrasja ne Sarajevo ne 28 qershor te dukes Francois Ferdinand princit per fron te Austro-Hungarise e degradoi situaten ne Ballkan ku mbas vrasjes Austria deklaron luften kundra Serbise nga ky shkak plas edhe lufta e pare boterore ! S.Milosevici e nxiti si Hitleri te gjithe reaksion ne popullaten e serbise ku pasojat e luftes ishin dramatike per te gjithe banoret ne ish Jugosllavin si edhe per vete Serbine qe ka marre cmimin e krimeve nga nderhyrja e Amerikes ne Kosove ! Pamvaresisht se kjo nderhyrja ka pasur si te paramenduara ne fillim lufta e cila ju kushtoi Amerikaneve miliarda dhe me vone instalimi i gjeopolitikes te Natos kundra serbo-Rusise. Cfare kane bere krime ne ish Jugosllavine kane qene te orkestruar nga njeriu me i pasur i asaj kohe ne Jugosllavi Milosevici dhe njekohesisht ne shpirtin e nacionalizmit serbo-madh apo A.D.N e tyre mbijeton prej shekujsh urrejtja ndaj popujve te cilet jane vendas me origjine si Shqiptaret apo ata kombesi popujsh minoritare qe vete nacioni Serb u nxit nga ekstremizmi serbo-madh nga udheheqja politike e asaj kohe me pergjegjesin kyc ne kete kohe S.Milosevicin . Serbet jane nje popull lufte nxites dhe rrjeshtohen edhe ne ditet tona nga ana tjeter si politikanet me nje diplomaci Sofiste ku edhe sot politika e tyre ju tregojne botes se nacioni serb eshte viktime e politikes Evropeane ne bashkepunim me Naton !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje